Së shpejti marrëveshje për sigurimet shoqërore dhe pensionet
08/05/2009 Ministri i Jashtëm Lulzim Basha siguron mbështetje për emigrantët në Greqi
Qeveria shqiptare angazhohet për arsimin e fëmijëve në shtetin helen
Shqipëria dhe Greqia po punojnë për të përpiluar një marrëveshje dypalëshe, e cila do të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore dhe të pensioneve. Kreu i diplomacisë shqiptare, ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave të Shqiptarëve të Greqisë, të cilëve u bëri me dije se për të arritur këtë marrëveshje ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale Anastas Duro ka udhëtuar drejt shtetit helen. Basha tha se mes dy qeverive do të finalizohet një marrëveshje e plotë dhe kontributi, puna e djersa e emigrantëve shqiptarë që kanë dy dekada që jetojnë dhe punojnë në Greqi, do të njihet jo vetëm nëpërmjet shpërblimit të tyre të përditshëm apo mujor, ose dhjetor, por edhe në formën e një pensioni të garantuar për vitet e tyre të pleqërisë dhe familjet e tyre. “Kemi diskutuar në vijim me palën greke për forcimin e gjuhës shqipe për këtë brez nëpërmjet shkollave zyrtare dhe elementeve të tjera mbështetës nga Tirana, siç janë programet televizive, të cilat financohen për abetaren për fëmijët, por edhe për të gjithë ciklin dhe ne do të vazhdojmë të dedikojmë jo vetëm programe të veçanta, por edhe financa të veçanta për shkak të numrit të madh të familjeve shqiptare që preken nga emigrantët shqiptarë në Greqi”, - ka deklaruar ministri i Jashtëm gjatë këtij takimi. Basha ka theksuar se çështja e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve është shumë e ndjeshme për emigrantët shqiptarë dhe si rrjedhim një prioritet madhor i qeverisë “Berisha”. Sipas tij, kjo ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara mes dy kryeministrave gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë. Gjatë këtij takimi ministri i Jashtëm ka vënë theksin edhe te lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë në hapësirën “Shengen”. Për Bashën nëpërmjet përmbushjes së këtij prioritet madhor të qeverisë “Berisha” do të lehtësohet një herë e mirë plaga e ndarjes së familjeve dhe familjarët e emigrantëve do të kenë mundësi të udhëtojnë pa pasur nevojë për viza drejt vendndodhjes së familjarëve të tyre në Greqi apo në vendet e tjera të hapësirës “Shengen”. “Një proces me rëndësi jetike për Shqipërinë është liberalizmi i vizave, një proces për të cilin kemi bindjen e plotë se është në rrugë të mbarë të realizimit të objektivit tonë madhor, që është lëvizja pa viza në hapësirën ‘Shengen’, pjesë e së cilës është edhe Greqia”, - ka deklaruar ai. Ministri Basha ka thënë se me integrimin e Shqipërisë në NATO, me aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE, me pajisjençe qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike Shqipëria është e sigurt në rrugën e duhur për të nënshkruar shumë shpejt marrëveshjen për liberalizimin e plotë të vizave në hapësirën “Shengen”. Nga ana e tyre, sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së, përfaqësuesit e shoqatave falënderuan ministrin e Jashtëm për angazhimin e qeverisë shqiptare për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Për pensionet
“Do të finalizohet një marrëveshje e plotë dhe kontributi, puna e djersa e emigrantëve shqiptarë që kanë dy dekada që jetojnë dhe punojnë në Greqi, do të njihet jo vetëm nëpërmjet shpërblimit të tyre të përditshëm apo mujor, ose dhjetor, por edhe në formën e një pensioni të garantuar për vitet e tyre të pleqërisë dhe familjet e tyre. Bisedimet po avancojnë dhe për këtë ndodhet në Athinë dhe ministri shqiptar i Punës.”
Për arsimin
“Kemi diskutuar në vijim me palën greke për forcimin e gjuhës shqipe për këtë brez nëpërmjet shkollave zyrtare dhe elementeve të tjera mbështetës nga Tirana, siç janë programet televizive, të cilat financohen për abetaren për fëmijët, por edhe për të gjithë ciklin dhe ne do të vazhdojmë të dedikojmë jo vetëm programe të veçanta, por edhe financa të veçanta për shkak të numrit të madh të familjeve shqiptare që preken nga emigrantët shqiptarë në Greqi.”