Kushtetuesja rrëzon për të dytën herë mazhorancën
08/05/2009 Lustracioni, dëgjohen palët në një seancë maratonë prej rreth 5 orësh
Trupi gjykues akuzon përfaqësuesit e qeverisë për pengim të punës
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar për të dytën herë mazhorancën parlamentare lidhur me ligjin për luistracionin. Atë që Kuvendi e kërkoi në fillim të muajit shkurt përmes një letre drejtuar kushtetueses, kur opozita kërkoi shpalljen si antikushtetuese të këtij ligji, qeveria e kërkoi në mënyrë të hapur dje që në fillim të seancës së djeshme të gjykimit të kërkesës për shfuqizimin e ligjit në fjalë. Përfaqësuesi i qeverisë, zv/ministri i Drejtësisë Viktor Gumi, kërkoi përjashtimin e katër anëtarëve të gjykatës, Kujtim Putos, Fehmi Abdiut, Vladimir Kristos dhe Petrit Pllocit nga gjykimi i kësja ccëhstjeje, me pretendimin se kanë marrë pjesë më parë në gjykime politike. Kjo kërkesë është rrëzuar nga trupi gjykues duke e cilësuar të paargumentuar dhe të pambështetur në ligj. “Në mbështetje të Kushtetutës, Gjykata rrëzoi kërkesën për cenim të paanshmërisë, me argumentin se në raport me bllokimin e institucionit Kushtetues, ka përparësi mos bllokimin e institucionit kushtetues”, - tha anëtari i Gjykatës Kushtetuese, relatori i kësaj ccështjeje, Sokol Berberi, i cili lexoi vendimin e marrë nga trupi gjykues. Kërkesa për shfuqizimin e ligjit është depozituar që në fillim të vitit nga Partia Socialiste, Shoqata e Prokurorëve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Gjatë seancës së djeshme të gjykimit, e cila zgjati rreth 5 orë, trupi gjykues ndoqi dëgjoi pretendimet e pesë palëve pjesëmarrëse në gjykim.. Përballë kërkuesve ishin përfaqësuesit e qeverisë zv/ministri i Drejtësisë Gumi dhe drejtoresha e kodifikimit në këtë dikaster Marsida Xhaferllari edhe përfaqësuesi i Kuvendit Lulzim Leçaj. Ky i fundit përveç rrëzimit të kërkesës, kërkoi edhe heqjen e masës së pezullimit që kushtetuesja ka marrë për ligjin në fjalë. “Masa e pezullimit është marrë dhe do jetë në fuqi derisa gjykata kushtetuese të marrë vendimin përfundimtar për këtë çështje”, - u përgjigj menjëherë pas kësaj kërkese kryetari i kushtetueses, Kristo. Ai duke marrë shkas nga një lapsus i Gumit, i cili deklaroi njëherë se ligji ka fuqi prapavepruese dhe njëherë tjetër të kundërtën, këmbënguli në dhënien e një përgjigjeje direkte për këtë ccështje, duke i kërkuar të mos jepte informacione të panevojshme për trupin gjukues. “E pranoni apo jo që ka fuqi prapavepruese? Këtë më sqaroni. Këtu flisni për gjëra që trupi gjykues kërkon për t’u sqaruar. Për të tjerat shkoni në Këshilli i Ministrave dhe flisni atje sa të doni”, - tha Kristo. Ai i akuzoi përfaqësuesit e qeverisë edhe për pengim të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në ushtrimin e detyrës së tyre, pasi nuk kanë depozituar pranë tyre materialet e domosdoshme. “Nuk doja ta thoja, por ju na keni penguar në punën tonë pasi nuk keni respektuar Kushtetutën dhe nuk i jeni përgjigjur institucionit për paraqitjen e materialeve. Nuk do të ishte bërë ky debat nëse do t’na kishit lejuar të njihemi më parë me pretendimet tuaja”, - tha kryetari i kushtetueses. Trupi u tërhoq për të marrë vendimin, i cili do të shpallet pas mendimit të Komisionit të Venecias.
Letra e Kuvendit
Në fillim të muajit shkurt Kuvendi përmes një letre zyrtare u kërkonte anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që kishin konflikt interesi, sipas përcaktimeve të ligjit për lustracionin, të hiqnin dorë nga gjykimi. Sipas Kuvendit anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sipas nenit 3 të ligjit, i nënshtrohen procesit të verifikimit. Duke cituar nenin 36 pika 1, gërma a, të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, në letër Kuvendi sqaron se “anëtari s’mund të gjykojnë çështje që lidhen drejtpërdrejt me vetë personin e tij dhe se gjyqtari objektivisht vihet në pamundësi për të gjykuar këtë çështje”.
Miratimi i ligjit
Ligji që synon hapjen e dosjeve u miratua nga Kuvendi më 22 dhjetor të vitit 2008 vetëm me votat e maxhorancës. Aktualisht ai nuk mund të zbatohet për shkak të një vendimi të mëparshëm të kësaj gjykate për ta pezulluar atë. Opozita e majtë refuzoi të votojë për këtë ligj, duke e cilësuar atë antikushtetues. Për këtë arsye 36 deputetë socialistë i’u drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e zbatimit të këtij ligji. Kërkesa e tyre konsiston në shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve.