Meta: Garantojmë integrimin e komuniteteve me ngjyrë
08/05/2009 LSI nënshkruan marrëveshjen e rradhës për aleancat parazgjedhore
“Për herë të parë këto pakica do të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvend”
“Do të garantojmë strehim, punësim dhe arsim për komunitetin rom dhe atë egjiptian”. Ky ishte premtimi i dhënë dje nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta për këtë komunitet. Një qëndrim i tillë u bë dje i ditur gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së Bashkëpunimit për koalicion në zgjedhjet e 28 qershorit të LSI-së me partinë “Toleranca e Re e Shqipërisë”, që përfaqëson dhe mbron të drejtat e komuniteti rom dhe egjiptian në Shqipëri. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga kreu Meta dhe kryetari i Partisë “Toleranca e Re e Shqipërisë”, Avdi Keçi synon respektimin e këtyre komuniteteve në vendin tonë. Me këtë marrëveshje, sipas Metës, i jepet mundësia për herë të parë këtyre komuniteteve që të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Behar Sadiku vlerësoi faktin se vetëm LSI ka në programin e saj mbështetje sociale dhe integruese të komuniteteve me ngjyrë. “Mendoj se është një hap i rëndësishëm në politikën shqiptare pasi një Shqipëri evropiane nuk mundet të jetë vërtetë e arrirë pa realizuar integrimin e pakicave në vendin tonë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Një Shqipëri evropiane nuk mund të ngrihet duke u bazuar mbi përjashtimin, i cili për fat të keq është tepër prezent sot”, vuri në dukje Meta, gjatë fjalës së tij. Në gjykimin e kreut të LSI-së, strategjitë e bëra deri tani për integrimin e këtyre komuniteteve, për zgjidhjen e problemeve të mëdha sociale, që nga strehimi, arsimimi dhe punësimi, kanë mbetur në letër. “Ndaj është Koha për Veprim për të integruar këto komunitete, këta qytetarë të vendit tonë si të barabartë, sepse vetëm përmes këtij procesi emancipues dhe integrues, ne do të arrijmë ato standarde evropiane, të cilat janë tepër evidente. Për mosarritjen e këtyre standardeve, përfshirë dhe integrimin e këtyre komuniteteve, jemi kritikuar vazhdimisht dhe nga raportet vjetore të Komisionit Evropian dhe shumë organizma të tjera ndërkombëtare”, vlerësoi Meta. Gjithashtu, ndalur në këtë marrëveshje Meta nënvizoi se “po hedhim një hap tepër konstruktiv dhe pozitiv duke i dhënë mundësinë kësaj force të re politike që të marrë pjesë në zgjedhje, që të marrë pjesë në një koalicion që do të garantojë të drejtat e këtyre komuniteteve, në një koalicion, i cili ka mendësi dhe vizion evropian për ta bërë konkrete dhe të prekshme Shqipërinë evropiane që mezi presim të gjithë dhe në mënyrë të veçantë të gjithë ata që jetojnë sot në vështirësi, në varfëri dhe në braktisje”.
Takimi me të rinjtë shkodranë
Kreu i LSI, Ilir Meta zhvilloi një takim me të rinj të LRI në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se “është koha për veprim, për t’i ofruar Shkodrës një alternativë, e cila ndihmon për të krijuar një të ardhme të sigurt për të gjitha familjet shkodrane dhe në mënyrë të veçantë për ata të cilat ndeshen çdo ditë me varfërinë, që ndeshen çdo ditë me papunësinë, me mundësitë e kufizuara për të shkolluar fëmijët e tyre”, Ndërkohë duke iu uruar suksese kandidatëve të LSI, në këtë fushatë, kreu Meta theksoi se “ne do të arrijmë vlerat më të mira të popullit të qytetit të Shkodrës dhe të gjithë qarkut të Shkodrës. Unë e dua Shkodrën, sepse e dua Shqipërinë dhe Shkodra do të thotë shumë për historinë e Shqipërisë, do të thotë shumë për kulturën e Shqipërisë, dhe mbi të gjitha se Shkodra do të thotë shumë për të ardhmen e Shqipërisë”. Në këtë takim, Meta shoqërohej nga kandidatët për deputetë të LSI në Shkodër, Sokol Axhemi, Seit Fishta, Nora Malaj, Vjollca Vuçini dhe Ylljon Hasanaj.