E Diel, 1 Nëntor 2026

PD prezanton kandidatët e Pogradecit

12/06/2005  Partia Demokratike ka prezantuar dje në Pogradec kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 3 korrikut. Në zonën numër 85 është prezantuar si kandidat i opozitës Eris Hoxha, ndërsa në zonën 86, Besnik Jaçelli. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat Berisha tha se ndryshimin e kanë firmosur 3 të 4 e shqiptarëve. Ne do të bëjmë që liqeni i Pogradecit të jetë një perlë e natyrës, ashtu siç e ka krijuar natyra. Do të aktivizojmë kolektorin që të mos lejojmë që mbetjet toksike të Gurit të Kuq të derdhen në liqen. Do ta promovojmë atë në të gjitha mediat kryesore botërore në CNN, BBC etj. Unë ju kam sjellë këtu djalin tuaj, një ndër njerëzit më të kulturuar, më të arsimuar Eris Hoxhën. Besojeni Erisin, besoni në formimin e tij. Ju nuk meritoni të përfaqësoheni në parlament me një njeri që vjen të bëhet deputet për të ndërtuar pallate, si Fatmir Nano. Gjithashtu, unë ju bëj thirrje të votoni edhe Besnik Jaçellin, intelektualin e shquar”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›