E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milo kërkon mbështetjen e elektoratit

05/06/2005  Partia Demokracia Sociale ka hapur fushatën zgjedhore, duke kërkuar mbështetjen për një mandat të ri qeverisës për të majtën shqiptare. Sipas kryetarit të kësaj partie, Paskal Milo, e majta shqiptare është ajo që po integron vendin drejt Bashkimit Evropian. “Ne kemi për të luajtur një rol të rëndësishëm, pasi duhet të përsëriten fitoret historike të së majtës, por me aktorë të rinj, me alternativa të reja dhe me forca të reja". Gjithashtu, gjatë zhvillimit të Konventës Elektorale të PDS-së janë prezantuar dhe 100 kandidatët për deputetë të kësaj partie për garën zgjedhore të 3 korrikut. Gjatë mesazhit të shpërndarë nga kreu i PDS-së, u bëhej thirrje kandidatëve që të sigurojnë sa më shumë vota personale dhe ajo që është më e rëndësishmja vota për subjektin. Sipas Milos, “kandidatët tanë janë të porositur që së bashku me strukturat tona të aktivizojnë bashkëpunimin në emër të fitores të së majtës, por ky bashkëpunim nuk do të ngatërrohet me ruajtjen e dinjitetit tonë“. Kreu i PDS-së i ka bërë thirrje të gjithë elektoratit që më 3 korrik kjo parti duhet të sigurojë mbi 100 mijë vota për të qenë kështu një parti parlementare dinjitoze në Kuvendin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›