Nis gara e emrave për fletën e votimit

05/06/2005 Të mëdhenjtë paraqesin emra të ngjashëm me konkurrentët e tyre, si kandidat të partive të vogla
Kandidatët kryesorë në zgjedhjet parlamentare, tashmë kanë nisur strategjitë për të ngatërruar votuesit me paraqitjen e kandidaturave të partive të vogla me emër të njëjtë me atë të kundërshtarit. Në këtë situatë duket se ndihmon dhe vendimi i KQZ-së për renditjen e kandidatëve sipas rendit alfabetik. Kjo duket se do të ketë një ndikim të madh dhe në renditjen në fletën e votimit dhe të partive, për sistemin proporcional. Deri më tani janë bërë të njohura dy raste, një në Pukë dhe një në Tiranë. Ndërsa pritet që numri të jetë më i madh pas paraqitjes së të gjithë emrave të konkurrentëve prej Komisioneve Zgjedhore Zonale në KQZ.
Fenomeni i kandidatëve
Burime nga dy partitë e mëdha shprehen se, jo në pak raste ka ndodhur që në listat e emrave të mazhoritarit, emri i favoritit kryesor përngjan me njërin prej emrave të kandidatëve me elektorat të papërfillshëm. Kjo do të sjellë uljen e numrit të votave të kundërshtarit, pasi zgjedhësit mund të ngatërrohen me emrin, duke votuar pa dashje një tjetër konkurrent. Demokratët shprehen se rasti më flagrant është në zonën 16, në Mamurras, Shënkoll, ku për Partinë e Unitetit Kombëtar u tentua të kandidohej një person me emrin Gjok Vuksani, emër i njëjtë me deputetin e Partisë Demokratike. Duke qenë se emrat do të jenë njëri pas tjetrit, mund të shkaktohet një konfuzion në elektoratin e djathtë. Po kështu, raste të ngjashme ka pasur dhe nga krahu opozitar, në adresë të kandidatëve të mazhorancës. Në zonën 38, socialistët bëjnë të ditur se është paraqitur emri i Anastas Kamberit në emër të një partie të vogël. Ky rast është parë me shqetësim prej kandidatit të PS-së. Ndërsa priten që në paraqitjen e emrave në KQZ të zhvillohet një debat dhe më i ashpër.
Partitë
Sipas të dhënave partitë, do të regjistrohen në fletën e votimit sipas rendit alfabetik. Kjo shihet me skepticizëm prej një pjesë të mirë të forcave politike, pasi shumë emra janë të ngjashëm. Në vitin 2001 është i njohur rasti kur në një prej dhomave të paraburgimit në qytetin e Kukësit, 48 persona kishin votuar për kandidatin e PD së në mazhoritar dhe në proporcional ia kishin dhënë këto vota kandidatit të PDr, sot PDR. Madje, në atë kohë kreu i demokratëve u ka kërkuar zgjedhësve që të votojnë për numrin 11 në fletën e votimit, që korrespondonte me emrin e Partisë Demokratike. Megjithatë, theksohet se këtë vit një fenomen i tillë pritet të jetë më i vogël, pasi disa parti janë paraqitur në koalicione.