Studentja e infermierisë me arme në dhomë
që arreston policia, por
edhe në ambientet shkollore.
Konkretisht, një armë automatike
është gjetur në një nga konviktet
e infermierisë në Tiranë. Për
posedimin e saj, policia e kryeqytetit
ka arrestuar një studente,
si dhe ka shoqëruar dy persona të
tjerë, të cilët dyshohet se e kanë
transportuar armën në dhomën
e saj. Burimet policore të kryeqytetit
bënë të ditur se arrestimi
i këtyre personave është bërë në
orët e mbrëmjes së të hënës, gjatë
një kontrolli në konvikt, pas një
informacioni të marrë në rrugë
operative.
Sipas informacioneve zyrtare,
gjatë këtij kontrolli u arrestua në
flagrancë Ediona Sherif Rinxhi,
20 vjeçe, studente në Fakultetin
e Infermierisë dhe u ndaluan Erkens
Lulzim Zeneli e Aleksandër
Iliaz Lezo, 20 e 23 vjeç. Grupi i
punës detajoi se rreth orës 20.00,
policia ka marrë informacion nga
konvikti se në një dhomë ishte
fshehur një armë automatike.
Menjëherë, uniformat blu kanë
shkuar dhe kanë ushtruar kontroll
në dhomat e konviktit dhe
brenda në dhomën e 20-vjeçares
nga Fushë-Kruja, është gjetur
një automatik model 56, me një
krehër me 28 fishekë. Më pas,
policia ka gjetur aty pranë edhe
dy të rinjtë Zeneli dhe Lezo, përkatësisht
nga Lushnja dhe Erseka,
të cilët i kanë shoqëruar bashkë
me vajzën e re. Ata janë dërguar
në ambientet e Komisariatit Nr.
4, ku fillimisht është marrë në pyetje
studentja, e cila ka deklaruar
se arma nuk ishte e saja. Por, një
gjë të tillë e kanë deklaruar edhe
dy miqtë e saj, duke mos treguar
se kujt i përkiste automatiku.
Në këto kushte, policia e ka
dërguar armën automatike në
laboratorin e kriminalistikës për
të fiksuar gjurmët mbi të dhe për
të zbuluar nëse është përdorur
në ndonjë ngjarje. Ndërsa pritet
ekspertiza e armës, policia shpjegoi
se ka arrestuar në flagrancë
20-vjeçaren, si dhe ka ndaluar dy
miqtë e saj. Gjithashtu, ata janë
marrë në pyetje edhe në lidhje
me arsyen pse kishin futur një
armë në ambientet e konviktit.
Uniformat blu shpjeguan se ata
dyshohen se ishin konfliktuar
më parë me persona të tjerë për
arsye të 20-vjeçares, e armën e
kishin marrë për vetëmbrojtje.
Por, edhe kjo nuk është pranuar
nga studentët. Ndërsa policia
tha se ata i ka mbajtur në një
dhomë të vetme, ku i ka përgjuar
dhe ka mbledhur fakte se dy të
rinjtë e kishin dërguar armën
në dhomën e 20-vjeçares për ta
marrë sërish më vonë, pasi pritej
një konflikt me persona të tjerë.
Veç kësaj, grupi hetimor detajoi
se me këtë rast mund të thuhet
se është parandaluar një krim i
mundshëm dhe ka lindur nevoja
për bashkëpunim më të madh
me autoritetet e konvikteve, jo
vetëm atë të infermierisë, por
edhe të tjerët. Shpeshherë ka
pasur informacion se studentët
mbajnë objekte të jashtëligjshme
në dhomat e tyre, duke
përfituar edhe nga mungesa e
kontrolleve në to. Tashmë pritet
që policia të ushtrojë kontrolle
të herëpashershme në ambientet
ku jetojnë studentët, të cilët
jo pak herë kanë qenë objekt
ngjarjesh kriminale. Ndërsa
nesër pritet që tre të arrestuarit
të dalin para Gjykatës së Tiranës
për vlerësimin e masës së sigurisë.
Nëse rezultojnë gjurmët
e dy të rinjve në armë, atëherë
edhe ata do të mbahen në qeli
bashkë me studenten 20-vjeçare.
Kjo mund të jetë prova e vetme
e policisë për t‘i mbajtur në qeli
të tre.
edhe në ambientet shkollore.
Konkretisht, një armë automatike
është gjetur në një nga konviktet
e infermierisë në Tiranë. Për
posedimin e saj, policia e kryeqytetit
ka arrestuar një studente,
si dhe ka shoqëruar dy persona të
tjerë, të cilët dyshohet se e kanë
transportuar armën në dhomën
e saj. Burimet policore të kryeqytetit
bënë të ditur se arrestimi
i këtyre personave është bërë në
orët e mbrëmjes së të hënës, gjatë
një kontrolli në konvikt, pas një
informacioni të marrë në rrugë
operative.
Sipas informacioneve zyrtare,
gjatë këtij kontrolli u arrestua në
flagrancë Ediona Sherif Rinxhi,
20 vjeçe, studente në Fakultetin
e Infermierisë dhe u ndaluan Erkens
Lulzim Zeneli e Aleksandër
Iliaz Lezo, 20 e 23 vjeç. Grupi i
punës detajoi se rreth orës 20.00,
policia ka marrë informacion nga
konvikti se në një dhomë ishte
fshehur një armë automatike.
Menjëherë, uniformat blu kanë
shkuar dhe kanë ushtruar kontroll
në dhomat e konviktit dhe
brenda në dhomën e 20-vjeçares
nga Fushë-Kruja, është gjetur
një automatik model 56, me një
krehër me 28 fishekë. Më pas,
policia ka gjetur aty pranë edhe
dy të rinjtë Zeneli dhe Lezo, përkatësisht
nga Lushnja dhe Erseka,
të cilët i kanë shoqëruar bashkë
me vajzën e re. Ata janë dërguar
në ambientet e Komisariatit Nr.
4, ku fillimisht është marrë në pyetje
studentja, e cila ka deklaruar
se arma nuk ishte e saja. Por, një
gjë të tillë e kanë deklaruar edhe
dy miqtë e saj, duke mos treguar
se kujt i përkiste automatiku.
Në këto kushte, policia e ka
dërguar armën automatike në
laboratorin e kriminalistikës për
të fiksuar gjurmët mbi të dhe për
të zbuluar nëse është përdorur
në ndonjë ngjarje. Ndërsa pritet
ekspertiza e armës, policia shpjegoi
se ka arrestuar në flagrancë
20-vjeçaren, si dhe ka ndaluar dy
miqtë e saj. Gjithashtu, ata janë
marrë në pyetje edhe në lidhje
me arsyen pse kishin futur një
armë në ambientet e konviktit.
Uniformat blu shpjeguan se ata
dyshohen se ishin konfliktuar
më parë me persona të tjerë për
arsye të 20-vjeçares, e armën e
kishin marrë për vetëmbrojtje.
Por, edhe kjo nuk është pranuar
nga studentët. Ndërsa policia
tha se ata i ka mbajtur në një
dhomë të vetme, ku i ka përgjuar
dhe ka mbledhur fakte se dy të
rinjtë e kishin dërguar armën
në dhomën e 20-vjeçares për ta
marrë sërish më vonë, pasi pritej
një konflikt me persona të tjerë.
Veç kësaj, grupi hetimor detajoi
se me këtë rast mund të thuhet
se është parandaluar një krim i
mundshëm dhe ka lindur nevoja
për bashkëpunim më të madh
me autoritetet e konvikteve, jo
vetëm atë të infermierisë, por
edhe të tjerët. Shpeshherë ka
pasur informacion se studentët
mbajnë objekte të jashtëligjshme
në dhomat e tyre, duke
përfituar edhe nga mungesa e
kontrolleve në to. Tashmë pritet
që policia të ushtrojë kontrolle
të herëpashershme në ambientet
ku jetojnë studentët, të cilët
jo pak herë kanë qenë objekt
ngjarjesh kriminale. Ndërsa
nesër pritet që tre të arrestuarit
të dalin para Gjykatës së Tiranës
për vlerësimin e masës së sigurisë.
Nëse rezultojnë gjurmët
e dy të rinjve në armë, atëherë
edhe ata do të mbahen në qeli
bashkë me studenten 20-vjeçare.
Kjo mund të jetë prova e vetme
e policisë për t‘i mbajtur në qeli
të tre.