E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vdes në spital i plagosuri me thikë

Ndërron jetë në spital i
plagosuri me thikë, i cili
mbeti i dëmtuar rëndë
pas një konflikti në gjendje të
dehur. Ngjarja ka ndodhur 10
ditë më parë, ndërsa dje Naim
Rama ka ndërruar jetë në Spitalin
Ushtarak, ku ishte shtruar
që ditën e ngjarjes. Bëhet fjalë
për konfliktin mes tij dhe Halil
Prengzit, ku ky i fundit u arrestua
menjëherë pas ngjarjes. Burimet
zyrtare të policisë së kryeqytetit
bënë të ditur se dje janë njoftuar
nga Spitali Ushtarak, se 49-vjeçari
Rama nuk ka mundur t‘i mbijetojë
plagës së marrë me thikë pikërisht
më datë 17 të këtij muaji.
Sipas të dhënave hetimore, pija u
kishte kujtuar një sherr të vjetër të
dy personave, duke sjellë konflikt
mes tyre. 49-vjeçari Rama është
goditur me thikë, teksa ka qenë
në një lokal. Burimet policore të
kryeqytetit shpjeguan se ngjarja
ka ndodhur tek Instituti Bujqësor,
ndërkohë që autori është
prangosur. Sipas informacioneve
zyrtare, nga seksioni kundër krimeve
ndaj jetës dhe shëndetit,
rreth orës 22.00 u arrestua
në flagrancë shtetasi Halil
Mal Prengzi, 49 vjeç, banues
në Kamzë. Fillimisht,
arrestimi i tij u bë për
plagosje të rëndë, ndërsa
pas vdekjes së të dëmtuarit,
ai do të akuzohet për
vrasje. Policia detajoi se
konflikti ka ardhur si pasojë
e një sherri të vjetër,
rreth një vit më parë mes
këtyre dy personave, kur
janë takuar rastësisht në
të njëjtin lokal. Prengzi
aktualisht ndodhet në
qeli dhe pritet që tashmë
t‘i komunikohet akuza e re nga
Gjykata e Tiranës. Ndërsa trupi i
pajetë i 49-vjeçarit është dërguar
në morgun e Tiranës, ku janë kryer
të gjitha veprimet e duhura të
ekspertizës mjeko-ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›