E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Vetëm të aftët mund të hyjnë në polici

Policia i ka të hapura dyert vetëm
për personat e aftë. Kështu është
shprehur ministri i Brendshëm, Bujar
Nishani, në ambientet e Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë së Shtetit,
ku u zhvillua ceremonia e dorëzimit
të certifi katave të diplomimit të dy
punonjësve të Policisë së Shtetit. Ky
kurs ndërkombëtar për ofi cerët e lartë
ishte organizuar nga shkolla rumune
e xhandarmërisë "Mihai Viteazul",
në bashkëpunim me xhandarmërinë
franceze. Në këtë ceremoni morën
pjesë edhe ambasadorja e Ambasadës
Franceze në Shqipëri, Daviet
Maryse, ambasadori i Rumanisë,
Viorel Stanila, drejtori i përgjithshëm
i Policisë, Ahmet Prençi. Në fjalën e
tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Shtetit, pasi u uroi suksese dy punonjësve
të policisë, falënderoi qeverinë
franceze dhe atë rumune për kontributin
që kanë dhënë në trajnimin e
ofi cerëve të policisë shqiptare. Nga
ana e tij, ministri i Brendshëm theksoi
se sot Policia e Shtetit i ka dyert e
hapura vetëm mbi bazën e aftësisë,
kontributit dhe aftësisë së gjithsecilit
që do të ishte i interesuar të punonte
në radhët e policisë. Të rëndësishme
në punën e policisë, ministri vlerësoi
kontributin e misioneve policore PAMECA
dhe ICITAP, të cilët, me anë
të asistencës së tyre, implementuan
standarde të larta në policinë shqiptare.
"Shqipëria sot është në një rrugë
drejt standardeve të vendeve të tjera.
Sot Shqipëria, si një vend anëtare
e NATO-s, do të thotë më shumë
përgjegjësi, më shumë standarde,
më shumë angazhime. Sot nivelet e
kriminalitetit në Shqipëri janë shumë
më të ulëta se më parë", vlerësoi
Nishani, duke përmendur kontributin
dhe seriozitetin e strukturave të policisë.
Kursi ndërkombëtar për ofi cerët
e lartë ka zgjatur për pesë muaj dhe
e kanë përfunduar dy punonjës policie,
nënkomisar Çlirim Mysaferaj dhe
nënispektor Eldor Budo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›