E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha premton investime për rrugët

17/07/2009  Investimet

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugëve të një blloku banimi në qytetin e Burrelit. Punimet për rikonstruksionin e rrugëve nisën pas një investimi të Bashkisë së qytetit në bashkëpunim me qeverinë e Republikës së Holandës, me vlerë 22 milionë lekë. Kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar në maksimum këtë investim dhe premtoi se qeveria do të bëjë kujdes të veçantë për këtë zonë të vendit. Duke vlerësuar se ky investim do të krijojë një infrastrukturë të re moderne për banorët e këtij blloku banimi, kryeministri Berisha theksoi se edhe kjo rrugë e re është në kuadrin e zotimit për të asfaltuar çdo rrugë në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Rikonstruksioni i rrugëve të një blloku banimi në qytetin e Burrelit përfshin sistemin, asfaltimin dhe të gjitha elementet infrastrukturore të standardeve europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›