E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama derdh lot krokodili për liberalizimin e vizave”

17/07/2009  Partia Demokratike

Partia Demokratike vlerëson se deklaratat që dalin nga Partia Socialiste dhe nga goja e kreut të saj Edi Rama nuk janë gjë tjetër veçse tentativa për të maskuar humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, tha se kreu i PS-së Edi Rama, në vazhdën e përpjekjeve për të maskuar humbjen e zgjedhjeve, shprehu gëzimin dhe kënaqësinë që Komisioni Evropian vendosi të shqyrtojë gjatë vitit liberalizimin e vizave me Shqipërinë. “Derdhën lot krokodili për këtë vendim dhe akuzuan qeverinë për këtë. Partia Demokratike, duke i konsideruar të neveritshme këto qëndrime të çunave të Bllokut, siguron shqiptarët se premtimi i saj elektoral për heqjen e vizave brenda vitit të parë të mandatit të dytë do të bëhet realitet. Një realitet që do të gëzojë çdo shqiptar përveç pinjollëve të nomenklaturës komuniste, të cilët në mentalitetin dhe psikologjinë e tyre ndihen të lumtur vetëm kur shohin të realizohen interesat e tyre personale dhe jo ato të shoqërisë”, - tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›