E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos numerimin e votave ne kutite e gabuara socialistet protestojne

Ne Shqiperi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot me votat vetem te perfaqesuesve te se djathtes qe te nise verifikimin e fleteve te votimit per kryetar te Bashkise se Tiranes te cilat gabimisht jane hedhur ne kutite e tjera.

Komisioni nisi pasdite procedurat e hapjes se kutive. Gjate oreve te para te dites deputete dhe mbeshtetes te opozites u konfrontuan parapara godines se Komisionit Qendror me forcat e shumta te policise te cilat ishin urdheruar nga Komisioni qe te mos lejonin hyrjen e deputeteve.

Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje kryetarit socialist qe te largonte njerezit nga Komisioni Qendror duke u shprehur se behej fjale per nje akt shume te rende dhe qe do te ishte me pasoja nese pengohej puna e institucionit.

Lidhur me situaten e krijuar ambasadori amerikan ne Tirane Alexander Arvizu u takua gjate dites me Presidentin Bamir Topi dhe kryetarin e partise socialiste Edi Rama.

Presidenti Topi ka patur gjithashtu takim edhe me ambasadorin e OSBE-se ndersa ka pritur edhe nendrejtorin e pergjthshem per Zgjerimin ne Komisionin Evropian Stefano Sannino i cili nisi sot nje vizte zyrtare ne Tirane gjate se ciles eshte takuar edhe me kryeministrin Sali Berisha e kryetarin e opozites Edi Rama.

Pasdite Partia Socialista njoftoi se do te nise rrugen e protestave masive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›