E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leskaj: “Do punoj që Vlora t’iu kthehet vlonjatëve“

11/06/2005  Kandidati i Partisë Demokratike në zonën 94 në Vlorë, Bujar Leskaj, ka zhvilluar dje një takim në lagjen "11 Janari", ku ka shpallur platformën e tij elektorale për zhvillimin e kësaj zone. Përmirësimi i furnizimit me energji elektrike, furnizimi me ujë 24 orë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore etj., ishin në qendër të fjalës së Leskaj, të mbajtur përpara banorëve të zonës. "Gjatë qeverisjes socialiste, ju jeni përballur me mungesën e gjatë të investimeve dhe, për rrjedhojë, me shkallën e lartë të papunësisë e varfërisë. Sundimi i pushtetarëve socialistë, ju ka mohuar dhe të drejtën për elementët bazë të jetës së përditshme, ju ka kthyer në qenie që përpiqeni të mbijetoni, ju ka vrarë shpresën dhe besimin për të ardhmen. Unë, si kandidat i Partisë Demokratike, vij këtu para jush, jo për t’ju premtuar parajsën, por për t’ju rikthyer Vlorën. Për këtë, unë ju ofroj si garanci karakterin dhe moralin tim qytetar, formimin tim intelektual, programin e Partisë Demokratike që unë përfaqësoj. Programi im për zonën tuaj është konkret dhe i përcaktuar në afate konkrete kohore për gjithçka që do ju premtoj për të bërë gjatë mandatit tim si deputet në legjislaturën e ardhshme”, tha Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›