KQZ ndan buxhetin, partitë e Dushkut marrin financimet më të mëdha

PD merr nga buxheti i shtetit rreth 3 milionë lekë më shumë se PS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, megjithëse pas debateve dhe pakënaqësive nga palët e interesit, ka miratuar në mbledhjen e tij të djeshme vendimin për ndarjen e fondit prej 65 milionë lekësh të rinj që Buxheti i Shtetit ka vënë në dispozicion të forcave politike, që garojnë për në Kuvendin e ardhshëm. Formula e shpërndarjes për partitë ndahet 50%, në bazë të numrit të mandateve, që ka selia forcë politike dhe 50 % në bazë të numrit të votave që ka marrë secila prej forcave parlamentare. Menjëherë sapo qeveria ka zbardhur vendimin e saj për lëvrimin e fondit të përcaktuar për subjektet zgjedhore, zyra e financës së KQZ-së ka bërë gati vendimin që pritet që u miratua gjatë seancës së sotme, duke ndarë fondet për secilën prej forcave që, në bazë të ligjit, kanë të drejtë të përfitojnë nga fondi publik. Realisht, administratës që merret me financat në KQZ i është dashur vetëm një përllogaritje e thjeshtë për të ndarë fondin publik për partitë politike, pasi formula që do të përdorej ishte përcaktuar fare qartë në Kodin Zgjedhor dhe më pas në udhëzimin e dalë posaçërisht për këtë çështje. Ndërkaq, rezulton se Partia Demokratike merr nga buxheti i shtetit rreth 3 milionë lekë më shumë se Partia Socialiste, përkatësisht sipas shifrave PD 16.573.342 lekë dhe PS 13.693.204 lekë. KQZ konfirmon se shuma totale e akorduar për të gjitha partitë është prej 65 milionë lekësh, e ndarë në dy pjesë. E para, konsiston në ndarjen për partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend. Ndërsa e dyta, konsiston në ndarjen e fondeve për partitë politike që në zgjedhjet pararendëse kanë marrë jo më pak se dy vende në Kuvend, në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare. Në kategorinë e parë, akordimet e fondeve janë bërë përkatësisht: Partia Demokratike 13.481.481 lekë, Partia Socialiste 10.111.111 lekë, Partia Republikane 2.648.148 lekë, Partia Socialdemokrate 1.685.185 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 1.203.704 lekë, Partia Agrare-Ambjentaliste 962.963 lekë, Aleanca Demokratike 722.222 lekë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 481.481 lekë, Partia Demokristiane 481.481 lekë, Partia Demokracia Sociale 481.481 lekë dhe Partia Bashkimi Liberal Demokrat 240.743 lekë. Kurse në kategorinë e tyre ndarja e fondeve është bërë përkatësisht: Partia Republikane 8.046.992 lekë, Partia Socialdemokrate 5.136.667 lekë, Partia Socialiste 3.582.093 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 3.386.956 lekë, Partia Demokratike 3.091.861 lekë, Partia Agrare Ambientaliste 2.644.556 lekë, Aleanca Demokratike 1.920.479 lekë, Partia Demokracia Sociale 1.711.151 lekë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1.664.092 lekë dhe Partia Demokristiane 1.315.153 lekë. Për shkak të sistemit të Dushkut që u përdor gjerësisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, ndarja e fondit publik ka favorizuar ndjeshëm disa prej forcave të vogla, të cilat pavarësisht peshës reale që kanë në elektorat, kanë marrë një pjesë të konsiderueshme të parave, duke rivalizuar edhe dy forcat e mëdha politike. Si rrjedhojë, PR-ja dhe PSD-ja përfitojnë edhe pjesën më të madhe të këtij fondi, pasi këto dy forca kishin marrë dhe numrin më të madh të votave, duke lënë pas PS-në dhe PD-në. Në bazë të projektvendimit të KQZ-së, PR-ja do të marrë 8 milionë lekë nga pjesa e dytë e fondit, ndërsa PSD-ja 5.1 milionë. Ndërsa PS-ja dhe PD-ja marrin respektivisht nga 3.5 dhe 3 milionë lekë. Kështu, falë zemërgjerësisë që përdorën në ato zgjedhje dy forcat e mëdha, pothuajse të gjitha partitë e vogla që në atë kohë dolën në koalicione, kanë marrë një numër të lartë votash, që nuk i përgjigjet realitetit të mbështetjes që ato kanë në popull. Si rrjedhojë, ato kanë përfituar edhe pjesën më të madhe të fondit që ndahet në bazë të votave të marra prej secilit subjekt zgjedhor. Ato kanë përfituar jo vetëm nga ky truk zgjedhor, por edhe nga formula e përcaktuar në kod, pasi llogaritja nuk bëhet në totalin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e shkuara parlamentare, por bëhet në bazë të numrit të votave që kanë marrë dhjetë partitë parlamentare që u lind e drejta të përfitojnë nga kjo pjesë e fondit. Ndërkaq, të gjitha forcat mund të përfitojnë edhe një shtesë në fondet e tyre respektive, në rast se Kolegji Zgjedhor do të miratojë kërkesën e PS-së për çregjistrimin nga lista e forcave garuese, Partinë Agrare Ambientaliste, e cila në bazë të projektvendimit të KQZ-së merr plot 3.6 milionë lekë të rinj.

Tabela e detajuar
NR.
Emërtimi i subjektit zgjedhor
Ndarja e 50% sipas mandateve (leke)
Ndarja e 50% sipas votave (leke)
Totali
1
Partia Demokratike
13.481.481
3.091.861
16.573.342
2
Partia Socialiste e Shqipërisë
10.111.111
3.582.093
13.693.204
3
Partia Republikane
2.648.148
8.046.992
10.695.140
4
Partia Socialdemokrate
1.685.185
5.136.667
6.821.852
5
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
1.203.704
3.386.956
3.386.956
6
Partia Agrare Ambientaliste
962.963
2.644.556
3.607.519
7
Partia Aleanca Demokratike
722.222
1.920.479
2.642.701
8
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
481.481
1.664.092
2.145.573