E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, Kollozi: Mandatin e ardhshëm do të 6 fishojmë investimet

Në kuadër të turit elektoral, deputeti i PD Ardian Kollozi për qarkun Vlorë, gjatë një takimi me banorët e kësaj zone u shpreh se Partia Demokratike dhe qeveria Berisha, kanë dhënë prova se kanë mbështetur Nartën, Vlorën dhe gjithë Shqipërinë, prandaj do të vazhdojmë ndryshimin e nisur, duke fituar bindshëm në zgjedhjet e 28 qershorit. Kollozi, njëkohësisht, kryetar i degës së kësaj force politike për këtë rreth, zhvilloi një takim me banorë të fshatit Nartë, 7 km në veriperëndim të qytetit të Vlorës. Sipas tij, Partia Demokratike ka një program të plotë për një Vlorë evropiane, për një Nartë evropiane dhe për një Shqipëri evropiane, që do të arrihet përmes investimeve të shumta, të cilat në mandatin e ardhshëm qeverisës, do të 6 fishohen. Kollozi premtoi se edhe në mandatin e dytë, do të jepet mbështetje e vazhdueshme për komunën Qendër, ku përfshihet edhe fshati Nartë dhe kryetarit të saj, i ngelet vetëm të hartojë projekte të cilat, sikurse deri tani, do të miratohen dhe do të financohen. Kryetari i komunës Qendër, Fredo Berberi, i zgjedhur në këtë funksion si përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i ftoi bashkëfshatarët e tij të votojnë për Partinë Demokratike, e cila, sipas tij, ka mbështetur komunën dhe fshatin Nartë, ku janë financuar shumë investime, disa herë më tepër se, gjatë kohës që vendi qeverisej nga socialistët.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›