Milo: PDS e gatshme të marrë përsipër përgjegjësi qeverisëse
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë takimit që ka zhvilluar në Divjakë me simpatizantë të kësaj zone ka deklaruar se kjo forcë politike, si pjesë e alternativës evropiane të së majtës shqiptare, është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësi qeverisëse pas 28 qershorit.
PDS i ka të gjitha potencialet intelektuale dhe profesionale të kontribuojë në një qeverisje evropiane pas zgjedhjeve. Kjo parti është e gatshme të marrë përgjegjësi së bashku me aleatët e saj për të nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni i vështirë dhe problematik, ka theksuar ai. Gjatë këtij takimi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, prezantoi edhe listën e kandidatëve për deputet të Qarkut të Fierit, që kryesohet nga kandidati Leonard Strati.