E Diel, 1 Nëntor 2026

Listat e mbushura me dublikime, shumë të vdekur e fëmijë 'votojnë' në kryeqytet

Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit tashmë janë të kontestueshme nga listat e mbushura me dublikime. Shumë emra njerëzish që nuk jetojnë figurojnë në listat përfundimtare të zgjedhësve. Ndërkaq, edhe një 12 vjeçar i përfshirë në listën përfundimtare të zgjedhësve. Ky është një tjetër fakt që zbulohet ndërsa sheh online listën e plotë të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote për zgjedhjet e 28 qershorit.
Pas kërkimit në internet zbulohet se i mituri me emrin Besmir Poka nga komuna Surroj është përfshirë në listën për të votuar edhe pse është vetëm 12 vjeç. Por kjo nuk është pasaktësia e vetme. Dublimet janë sërish një tjetër problem i listave. Të paktën 10 persona rezultojnë votues edhe në komunën Surroj edhe në bashkinë e Kamzës. Kështu nëse kërkojmë emrin e shtetasit Fatjon Doci, ai rezulton votues edhe në komunën Surroj dhe konkretisht në shkollën e Arrëzit, por edhe në bashkinë e Kamzës, në shkollën 9 vjeçare të Bathores.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›