MB: Do të verifikohet dublimi i emrave të në listën e zgjedhësve
Lidhur me mundësinë e dublimit të emrave në listën e zgjedhësve të bërë publike disa ditë më parë, ka reaguar Ministria e Brendshme, duke theksuar se do të bëhet një verifikim i rreptë i të gjithë listave. Të gjitha rastet që mund të identifikohen do të jenë objekt i një verifikimi. Sipas një informacioni paraprak të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile kemi rastin e një personi, i cili ka ekzistuar më parë në katër zyra të gjendjes civile. Programi është i tillë që verifikon dhe dublikon dy e nga dy emrat,.
Është një rast i veçantë në afro 3.1 milion zgjedhës. Në rastin e këtij shtetasi, i cili ka qenë i regjistruar 4 herë në zyra të ndryshme të gjendjes civile, programi nuk mund ta identifikojë katër herë, sepse padrejtësisht ai mund të hiqte një emër të ngjashëm me të, bëjnë të ditur burime zyrtare nga MB-ja. Për sa i përket çështjes për qytetarët pa pasaportë që nuk kanë aplikuar ende për kartën e identitetit, MB-ja thekson se në përfundim të procesit të aplikimit dhe prodhimit të letërnjoftimeve elektronike, lista e të gjithë qytetarëve pa pasaportë dhe që nuk kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, do ti dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Çdo ditë nga kompania Aleat merret lista e numrit të qytetarëve që kanë aplikuar dhe pas të gjitha procedurave verifikohet emri i aplikuesit në se disponon pasaportë apo e kundërta. Nisur nga afati kohor prej dy javësh i mjaftueshëm për prodhimin e letërnjoftimit elektronik afati i fundit për mundësinë e aplikimit të shtetasve pa pasaportë është data 15 Qershor, shprehet ajo.
Ndërsa për rolin e policisë së shtetit në zgjedhje, MB-ja shpreson shpresuar për vazhdimësinë e eksperiencës së deritanishme në proceset zgjedhore, të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit që janë pjesë e rendit publik dhe që do të angazhohen në procesin e ardhshëm zgjedhor, janë trajnuar dhe shpresoj se në zgjedhjet e 28 Qershorit Policia e Shtetit do të tregojë performancën më të mirë të saj, të vlerësuar pozitivisht edhe në zgjedhjet e shkuara. Ndërkaq, MB e përjashton faktin se mund të mbeten zgjedhës që nuk do të mund të votojnë në për shkak se nuk do të kenë as letërnjoftim as pasaportë.
Në asnjë rast të pamundësisë të kapaciteteve apo kohës në dispozicion. Ekzistojnë të gjitha kapacitetet e mundshme që të gjithë shtetasit pa pasaportë të pajisen me letërnjoftimin elektronik. Ministria e Brendshme, si implementuese e këtij procesi, i ka siguruar të gjitha kapacitetet e mundshme për çdo qytetar për të aplikuar, ndërkohë që nuk ka munguar as informacioni për çdo qytetar të vendit, pavarësisht vendbanimit të tij, lidhur me mënyrën dhe vendin e aplikimit. Kemi të gjitha kapacitetet reale dhe kohën në dispozicion të çdo qytetari që nuk ka pasaportë. Nga eksperienca e mëparshme, në Shqipëri marrin pjesë jo më shumë se 1.380 000 votues, ndërkohë që numri i aplikimeve për letërnjoftimin elektronik po shkon drejt shifrës 1.400 000, përfundon Ministria e Brendshme.