E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ ndan mandatet e qarkut të Beratit, pas votimit 7 me 0 të Kolegjit Zgjedhor

Merr fund “odiseja” e PS dhe G99, për të manipuluar mandatet, përmes përdhosjes së zgjedhjeve në Berat. Edhe gjyqtarët e miratuar nga PS votojnë për mosndryshimin e rezultateve, çka delegjitimon edhe deklaratat e turpshme të lidershipit të PS-së 

Një ditë pas mbylljes së shqyrtimit të ankimimeve për qarkun e Beratit nga ana e Kolegjit Zgjedhor, i cili votoi 7 me 0 për të mos i rivlerësuar fletët e pavlefshme (votuan edhe gjyqtarët e miratuar nga PS-ja), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ndarjen e mandateve dhe shpalljen e deputetëve fitues për këtë zonë e Beratit. Vendimi i miratuar dje nga KQZ përcakton ndarjen e 8 mandateve për Qarkun Berat: 4 për koalicionin “Bashkimi për Ndryshim”, të kryesuar nga Partia Socialiste, 3 për koalicionin “Aleanca e Ndryshimit”, të drejtuar nga Partia Demokratike dhe 1 për koalicionin “Aleanca Socialiste për Integrim”, të udhëhequr nga LSI. 

Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatë fitues nga lista shumë emërore e PS-së për qarkun Berat, Erion Braçen, Fidel Yllin, Ermonela Velaj dhe Marko Bellon. 

Kandidatë fitues nga lista shumë emërore e PD-së për këtë qark janë, Genc Pollo, Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi. Kandidati fitues i koalicionit “Aleanca Socialiste për Integrim”, u shpall Nasip Naço. 

Berati është qarku i tetë nga 12 të tillë, ku KQZ përfundon procesin e mandatimeve, pas Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës, Elbasanit dhe Lezhës. Me 8 deputetët e rinj të mandatuar dje nga KQZ shkon në 68 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga Komisioni Zgjedhor, nga 140 deputetë që ka parlamenti shqiptar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›