E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ ndan me short anëtarët e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve

KQZ ka ndarë me short komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve ku PS dhe PD do të kenë dominancë anëtarësh. Pas shortit rezultoi se, PD do të ketë anëtarin e 7-te, ne KZAZ-te me nr. rendor çift, ndërsa PS ne KZAZ-te me numër rendor tek. Kështu në gjysmën e 16 KZAZ-ve të Tiranës, PD do të ketë një anëtarë më shumë, dhe në gjysmën tjetër PS. Po në numër të barabartë ndahen komisionet zonale të Beratit, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Vlorës. Ndërsa në Lezhë e Dibër anëtari i shtate do të jetë i PS, në Shkodër, Kukës, Fier ai do ti përkasë PD-së. Brenda 15 marsit subjektet politike duhet të depozitojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e komisionarëve të tyre për 66 komisionet zonale. Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilës nuk i përket asnjë anëtar ka pasur vërejtje për mënyrën e monitorimit me kamera.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›