Meta përçan opozitën, viziton rrugën Durrës-Kukës
Meta: Kjo vepër integruese lidh Veriun me Jugun e Shqipërisë
I pari opozitar i cili mbështet rrugën Durrës-Kukës duket se është kreu i LSI Ilir Meta. Kjo rrugë është shndërruar nga të majtët si një luftë personale midis tyre dhe mazhorancës aktuale, ku akuzat e opozitës kanë kaluar shpeshherë në akuza abuzive në lidhje me ndërtimin e kësaj rruge. LSI duke qenë pjesë e së majtës, në fakt, është i pari që del pro kësaj rruge duke dalë kundër qëndrimit të njehsuar të opozitës përsa i përket ndërtimit të kësaj rruge. Tashmë përçarja e opozitës duket se ka një kasus më shumë brenda për tu thelluar dhe duket se nuk do të mungojnë akuzat e Edi Ramës në drejtim të Ilir Metës për bashkëpunim të tij me Sali Berishën. Nëpërmjet vizitës së djeshme në fakt Ilir Meta bën hapin e parë taktik për të përfituar vota në veriun e Shqipërisë dhe së dyti krijon idenë e konstruktivitetit të forcës së tij politike në drejtim të kësaj rruge që në fakt mund të konsiderohet edhe pjesë e interesave strategjike amerikane. Pra lëvizja e djeshme e Ilir Metës përpos faktit nacional merr dhe dimension ndërkombëtar, duke llogaritur faktin që kjo rrugë është pjesë e investimit amerikan për Kosovën.
Vizita e Metës
Një ditë pas një-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, lideri i LSI, Ilir Meta ka bërë një vizitë në aksin Rrëshen-Kalimash për të parë nga afër ecurinë e punimeve të Rrugës Durrës-Kukës. Gjatë inspektimit të detajuar në këtë rrugë, që mund të konsiderohet edhe rruga lidhëse e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe më gjerë, Lideri i LSI, Meta shoqërohej nga nënkryetari i LSI, Sokol Axhemi, nga deputeti i LSI, Ndre Legisi, si dhe nga kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Kukësit, Zef Çupi, si dhe nga anëtarët e Kryesisë Dritan Ylli dhe Gjovalin Bushi, si dhe nga Kryetari i Këshillit Ankimor të LSI, Rexhep Ballmi dhe të tjerë drejtues të LSI në këtë zonë. Meta dhe drejtuesit e LSI, takuan Menaxherin e Projektit të kësaj vepre madhështore, kryeinxhinierët e firmës që po realizon punimet, si dhe shumë punonjës shqiptarë dhe të huaj. Gjatë bisedës me ta, Meta vlerësoi ndërtimin e kësaj rruge, si një vepër të rëndësishme, jo vetëm për bashkimin dhe integrimin e shqiptarëve, por edhe të Ballkanit dhe më gjerë. Gjatë fjalës së tij në tunelin e Kalimashit, Meta ndër të tjera u shpreh se është një vepër e standardeve të papara deri tani në Shqipëri. Është një vepër e standardeve më të avancuara evropiane, dhe pa dyshim është një ogur shumë i mirë edhe për të ardhmen evropiane, edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën, si dhe të vetë Ballkanit. Ai shtoi se është një vepër shumë integruese, pasi e bashkon dhe e lidh më shumë si asnjëherë tjetër Veriun e Shqipërisë, që ka qenë i izoluar për shkak të mungesës së kësaj rruge me pjesën jugore të vendit, i bashkon vendet malore, alpet tona të mrekullueshme me bregdetin tonë të jashtëzakonshëm. Është një vepër e cila i jep jetë dhe të ardhme jo vetëm Kukësit, Mirditës, Hasit, Tropojës, por gjithë veriut të Shqipërisë. Është një vepër që do të zhvillojë shumë turizmin malor dhe nuk do të ikin shqiptarët tashmë vetëm në Kolashin apo në Mavrovë për ski, por do të ikin edhe në Shishtavec dhe në Brezovicë të Kosovës. I pyetur nga gazetarët se Partia Socialiste e ka akuzuar shpesh Qeverinë për këtë rrugë, që sipas saj kjo është një rrugë, Meta tha se korrupsioni është një fenomen tepër shqetësues, dhe për fat të keq edhe gjithëpërfshirës. Që do të thotë se korrupsioni ndihet në të gjithë sektorët e jetës ekonomike në vend, dhe padyshim Qeveria ka edhe përgjegjësinë e vet për të gjitha procedurat do të thosha, të nxituara apo jokorrekte. Ai u shpreh se unë nuk jam këtu si ekspert i Prokurorisë apo i Gjykatës. Sepse unë besoj tek drejtësia e pavarur për çdo problem që ka kushdo pushtetar, politikan apo zyrtar me ligjin. Unë jam këtu si politikan. Unë jam këtu si lider i një Lëvizje për Integrim, për integrim brenda shqiptarëve, për integrim midis shqiptarëve, për integrim të Ballkanit dhe për integrim evropian të të gjithë neve, shqiptarëve dhe ballkanasve. Meta tha se duhet të kuptojmë që kjo është vepër e të gjithë shqiptarëve. Në themelet e kësaj rruge nuk ka thjesht zhavorr apo element të tjerë të cilët janë të domosdoshëm për të ndërtuar shtratin e një rruge. Në themelet e kësaj rruge, vijoi Meta janë ëndrrat e të gjithë atyre brezave e gjeneratave, të cilët kanë jetuar me shpresën për të parë Shqipërinë dhe Kosovën bashkë, kanë vuajtjet e sakrificat e atyre vëllezërve nga Kosova që unë i mbaj mend shumë mirë. Duke iu drejtuar gazetarëve, lider Meta u shpreh se sot duke kaluar që nga rruga e vjetër tek rruga e re më erdhën ndërmend ato pamje dhjetë vjet më parë, kur si zv.Kryeministër u nisa në Kukës për të drejtuar Shtabin e Emergjencës gjatë eksodit të jashtëzakonshëm, që nisi gjatë bombardimeve të NATO-s. Mbaj mend se si ajo rruga jonë e vjetër dhe e ngushtë, tashmë më dukej si kanal dhe jo si rrugë, sepse makina nuk ecte dot, sepse rruga ishte e bllokuar nga trafiku i madh që vëllezërit tanë nxitonin për t'u larguar sa më parë nga Kosova për të lënë pas tmerret dhe vuajtjet, apo edhe nga autobusët nga Tirana që shkonin për ti marrë ata. Së fundi, i pyetur nga gazetarët, nëse do të ftonte dhe pjesën tjetër të opozitës që të vijnë ta vizitojnë këtë rrugë, Meta u shpreh se unë besoj se të gjithë duhet ta vizitojnë këtë rrugë. Sepse, ne për inat të Sali Berishës nuk do kalojmë nga Maqedonia për të shkuar në Kosovë. Jam i bindur se ne do të bëjmë vepra shumë të mira dhe të rëndësishme, dhe ideja e kësaj rruge është hedhur me kohë. Edhe para sesa Kryeministri i sotëm të vinte në pushtet, janë bërë përpjekje. Por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se janë dy ëndrra të realizuara nga kombi shqiptar.
Email This Klikime: 42