KQZ nis ndajen e fondeve për fushatën zgjedhore

06/05/2005 60 milionë lekë do të financohen nga shteti në favor të partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje fondin paraprak për financimin e fushatës elektorale për partitë politike. Gjatë diskutimit, anëtari Dodë Prenga ka kërkuar që partive, të cilat duhet t'i kthejnë para nga fushatat e shkuara KQZ-së, duhet t'u zbritet fondi nga buxheti i miratuar. Sipas tij, partitë që në zgjedhjet e shkuara nuk kanë marrë mbi 2.5 për qind të votave, duhet të kthejnë fondet e marra nga buxheti i shtetit. Këtë logjikë e ka mbështetur dhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por ai ka theksuar se ligji parashikon që këto fonde mund të mbahen vetëm kur të ndahet dhe pjesa tjetër e buxhetit për fushatën elektorale. Ndaj dhe vendimi është miratuar me 4 vota pro dhe dy kundër. Nga ana tjetër është kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndante fondin e dhënë për partitë që në vitin 2001 kanë qenë në koalicion me PD-në. Por, Celibashi është shprehur se KQZ miraton fondin për subjektin që ka marrë mbi 2.5 për qind të votave. Ndaj, është theksuar se "Bashkimi për Fitore" është paraqitur si një koalicion i vetëm dhe si i tillë përfiton financimet. Çështja se si duhet të ndahen fondet mes partive, Celibashi tha se i përket një tjetër institucioni dhe se është një çështje e brendshme mes partive politike. Në mbledhjen e radhës është rrëzuar dhe kërkesa e paraqitur prej ministrit Ben Blushi për gjobitjen e bashkive që e kanë përfunduar me vonesë shpalljen e listave përfundimtare të votuesve.
PS 13.139.382
PD+PLL+PR+PBK+PBL 11,650.570
PDR 1,610.099
PSD 1,153.688
PBDNJ 827.364
PAA 812.804
PAD 806.157