E Diel, 1 Nëntor 2026

Proteston “Aleksandër Moisiu”, aktorët braktisin festivalin

06/05/2005  Apolon 2005

Në ditën e tretë të Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit në Fier, trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu” Durrës, nuk ka pranuar të ngjitet në skenë, arsyeja... nuk janë paguar

Ka dështuar dita e tretë e Festivalit Mbarëkombëtar i Aktrimit “Apolon 2005”. Nga organizatorët e këtij festivali dhe selektorët e dramave që do të konkurrojnë, aktorët e 10 trupave sot paradite, ishte programuar që të ngjitej në skenë drama “Hotel Ballkan”, e realizuar nga trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Ndërsa pritej në paraditen e djeshme që drama të shfaqej rreth orës 11.30, asnjë prej aktorëve të kësaj trupe nuk është dukur në skenë.

Sipas drejtorit të këtij festivali, Klajdi Marku, kjo trupë nuk ka ardhur në formë proteste, për shkak të mosmarrjes së shpërblimit të aktorëve, shpërblim ky që do të jepej nga Bashkia e Durrësit, kur kjo trupë ka dhënë shfaqjen e saj në qytetin e Durrësit për artdashësit e saj. Sipas aktorëve durrsakë, asnjë aktor vendës nuk ka marrë shpërblim për shfaqjen e dhënë me sukses në qytetin e tyre, ndërsa aktorët e jashtëm, ardhur nga trupa të tjera të vendit, ose Teatri Kombëtar, në ndihmë të kësaj shfaqjeje, kanë qenë më të privilegjuar duke marrë shpërblim. Ndaj aktorët e Durrësit kanë protestuar në këtë mënyrë, duke mos garuar njësoj si kolegët e trupave të tjera, kjo si shenjë ndaj diskriminimit të aktorëve vendës, në krahasim me ata të jashtëm. Aktorët durrsakë, të indinjuar, janë shprehur qysh para programimit të Festivalit të 4 Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apolon 2005”, se nuk do të merrnin pjesë nëse ata nuk do të trajtoheshin njësoj si aktorët e tjerë. Dhe siç duket, durimi i tyre ka marrë fund nga paaftësia ose neglizhenca e pushtetit vendor në Durrës, të cilët nuk i kanë shpërblyer aktorët, pavarësisht suksesit 1-javor që pati drama “Hotel Ballkan” në qytetin bregdetar të Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›