Pjesëmarrja e votuesve do të garantojë rotacion pushteti

06/05/2005 Pollo prezanton kandidaturat në Lushnje
Në vijim të turit "Kthimi i Besimit", kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo, si dhe nënkryetari Tritan Shehu u ndalën në zonën 63, në Bashkinë Lushnjë. Pollo prezantoi kandidaten e PDR për deputet, arsimtaren Ardita Gjyla, duke u bërë thirrje të pranishmëve dhe elektoratit të votonin për gjysmën e tyre më të mirë. "Në emër të PDR, ju them se që në vitin e parë të qeverisë së ardhshme fermeri shqiptar do të dalë nga harresa shtetërore dhe do të futet në vëmendjen e pushtetit: edhe për tapitë që sot mungojnë, edhe për kreditë preferenciale, që sot mungojnë, edhe për kontratat e blerjes shtetërore, që sot mungojnë, si edhe për diçka që i dhemb fermerit në Lushnjë, por edhe në Lezhë, Fushë-Krujë e Fier e që i kalb bimën e arës në dimër dhe ja than në verë. Për kanalet e ujërave, ku vetëm ujë nuk ka, por ku kanë rrjedhur miliona dollarë të Bankës Botërore fare pa lënë gjurmë, por duke rënduar xhepat e ndonjë zyrtari tonë. Është kjo praktikë që duhet të ndryshojë kryekëput, prandaj edhe për këtë duhet rotacioni”, tha Pollo. Sipas njoftimit të dhënë për mediat, mosfunksionimi i kanaleve kulluese, ku donatorët e huaj kanë investuar miliona USD të administruar nga një drejtori në Ministrinë e Bujqësisë, u denoncua në tryezën "Bujqësia nga diskriminimi drejt zhvillimit", të organizuar nga fondacioni Akademia Politike pranë PDR, më 11 mars 2005.