KQZ, regjistron 14 parti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje paradite listat shumëemërore të 14 partive politike. Subjektet e regjistruara nga ana e KQZ-së janë, Partia Aleanca Demokratike, Partia Toleranca e Re, G 99, Partia Socialdemokrate, Partia Balli Kombëtar, Partia Ligj dhe Drejtësi, Partia Republikane, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Socialiste e Vërtetë ’91, Partia Forca Albania, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia e të Drejtave të Mohuara, Lëvizja për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut dhe Partia Aleanca e Re. Nga 36 subjekte zgjedhore të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë pranuar listat e kandidatëve për 28 prej tyre. Ndërsa pjesa tjetër pritet, sipas kreut të KQZ-së Arben Ristani, të shqyrtohet në mbledhjen e ditës së sotme. Data 28 maj është edhe afati i fundit i regjistrimit të partive të listave shumëemërore të partive politike.