Veliaj: Nano e Meta politikë e vjetër
Kryetari i partisë G99 hodhi dje kritika në adresë të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta për deklaratat e tij në mbështetje të ish-kryeministrit Fatos Nano. Në një konferencë për shtyp, Veliaj theksuar se të vjetrit po tentojnë të pengojnë ndryshimin që do të sjellë për Shqipërinë politika e re. “Kemi një bashkim ish-kryeministrash në një kohë kur Shqipëria po i afrohet ndryshimit.
Nuk e di sesi do të justifikohet këtë radhë sepse u krijua një parti private e veçantë vetëm për shkakun e zotit Fatos Nano dhe tani papritur në pragun e lindjes së Shqipërisë së re, në pragun e zgjedhjeve, kemi një bashkim të klubit të kryeministrave dhe ish-kryeministrave, një paketë që kundërshton çdo gjë të re”, tha Veliaj.