KQZ regjistron 4 koalicione me 26 parti për zgjedhjet e 28 Qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë një mbledhje të mbajtur dje, miratoi koalicionet që do të marrin pjesë përfundimisht në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Me votim unanim, pra me 7 vota pro, KQZ miratoi 4 koalicionet, të cilat janë: Aleanca e Ndryshimit, Bashkimi për Ndryshim, Aleanca Socialiste për Integrim dhe Aleanca Poli i Lirisë.
Ndërkaq, koalicioni me përbërje më të madhe, është ai i forcave të djathta me emrin Aleanca e Ndryshimit, koalicion i cili kryesohet nga Partia Demokratike të kryeministrit Berisha, më pas vjen Partia Republikane, Partia Aleanca Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lëvizja Demokristiane, Partia e Ballit Kombëtar, Partia e Ballit Kombëtar Demokrat.Partitë e majta janë ndarë në dy koalicione në atë të Bashkimit për Ndryshim, e cila kryeson me Partinë Socialiste të kryesuar nga Edi Rama dhe më pas vijnë Partia Social Demokrate, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Demokracia Sociale, Grupimi 'G 99'. Nën emrin e koalicionit Aleanca Socialiste për Integrim janë regjistruar Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Socialiste e Vërtetë '91, Partia e Gjelbër Shqiptare, Lëvizja e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Partia Toleranca e Re. Nën emrin e koalicionit Poli i Lirisë. Janë regjistruar partitë Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi Demokrat, Partia Konservatore, Partia Rruga e lirisë, Partia e Reformave Demokratike. Ndërkaq, KQZ-ja ka miratuar edhe 124 vëzhguesit e Komitetit Shqiptarë të Helsinkit, që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Koalicioni më i madh Aleanca e Ndryshimit, i cili ka depozituar kërkesën e përbashkët duke kërkuar të regjistrohet në Zyrën e Protokollit të KQZ-së, kryesohet nga Partia Demokratike me kryetar Sali Berisha dhe përbëhet nga këto parti: Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Aleanca Demokratike, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Balli Kombëtar, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian, Partia Demokracia e Re Evropiane, Partia Forca Albania, Partia e të Drejtave të Mohuara, Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, Partia Ora e Shqipërisë. Koalicioni zgjedhor Bashkimi për Ndryshim, i dyti për nga madhësia, përbëhet nga: Partia Socialiste, Partia Social Demokrate, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Demokratike Sociale, Partia G99. Aleanca Poli i Lirisë, e treta për nga numri i partive, përbëhet nga: Partia Demokristiane, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Konservatore, Partia Rruga e Lirisë, Partia e Reformave Demokratike. Aleanca e 4 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe e fundit, përbëhet nga këto parti: Partia Lëvizje Socialiste për Integrim
Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Partia Socialiste e Vërtete 91, Partia e Gjelbër, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigranteve, Partia Toleranca e Re e Shqipërisë.
Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Partia Socialiste e Vërtete 91, Partia e Gjelbër, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigranteve, Partia Toleranca e Re e Shqipërisë.