E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanët akuzojnë Polin e Lirisë për pronarët, Godo kundër PD

Aleanca e fundit e ish-pronarëve rrudh elektoratin republikan
Kreu i republikanëve, Mediu ka sulmuar ashpër Polin e Lirisë për marrëveshje me Shoqatën e Ish-pronarëve për zgjedhjet parlamentare. Gjatë  4 viteve të qeverisjes PR ka pasur si kryefjalë të saj çështjen e pronës, ndërkohë nuk ka arritur rezultate konkrete për kthimin dhe kompensimin e pronave. Nga ana tjetër republikanët irritohen pas marrëveshjes së Ish-pronarëve me Polin e Lirisë. Mediu e cilëson këtë marrëveshje si elektorale dhe për interesa të ngushta personale. Sipas Mediut, Partia Republikane ka qenë forca e vetme politike që ka punuar seriozisht për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke hyrë në konflikt ndonjëherë edhe me Partinë Demokratike. Vetëm PR ka pasur si parim themelor në programin e saj çështjen e pronës private, sepse ne besojmë në respektimin e të drejtës për pronën private, madje Partia Republikane më të shumtën e herëve është identifikuar me çështjen e ish-pronarëve. Ndërsa sot, disa njerëz që flasin aktualisht për pronën dhe kanë lidhur marrëveshje, i kanë dhunuar më parë edhe fizikisht ish-pronarët, u shpreh Mediu. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Kryetari i Nderit të Asamblesë së kësaj partie, Sabri Godo, duke u shprehur se PR-ja nuk duhet të jetë servile brenda koalicionit, pra mos të varet plotësisht nga PD-ja, por të mbajë qëndrim të drejtë për interesat e popullit, sidomos për çështjen e vjetër të ish-pronarëve.  Ne do të shtrojmë çështjet dhe do të kërkojmë zgjidhjen e tyre në qeverisjen e ardhshme. Ujku e ka qafën të trashë dhe ia bën hyzmetin vetëm punës së vet. Ne do të mbrojmë idetë dhe politikat tona që kemi parashtruar. Në Partinë Demokratike ekziston një ide se ne republikanët marrim votat, kjo shpjegohet ngaqë ata duan çdo gjë për vete. Ndërmjet PR dhe PD qëndron problemi i madh i pronave, kështu ne do të përballemi në çdo lloj situate me Partinë Demokratike, theksoi Godo gjatë fjalës së tij. Duke bërë bilancin e suksesshëm të qeverisjes së 4 viteve të shkuara, kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu u shpreh se 4 vjet më parë qëndruam para të gjithë shqiptarëve me besimin tek Shqipëria. Kështu që Partia Republikane do të mënjanojë spekulimet dhe duke u konsultuar më parë me vetveten për të bërë më të mirën për shqytarët. Ne me këtë koalicion duam të vazhdojmë ndryshimin e Shqipërisë. Ne si përfaqësues të Partisë Republikane ndjehemi krenarë se Shqipëria është anëtarësuar me të drejta të barabarta në NATO, sepse për këtë kemi dhënë kontributin tonë në realizimin e reformave. Dhe këto nuk kanë qenë qëllime të shkëputura nga qëllimet e shqiptarëve, për shtetin ligjor, për institucionet demokratike, për standarde të mira të jetesës dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, kemi edhe shumë për të bërë, sepse papunësia dhe fuqizimi ekonomik kërkojë përgjegjësi më të mëdha në të ardhmen, bëri të ditur Mediu. Sipas tij, socialistët kërkojnë të rikthehen në pushtet, por qëllimi i tyre nuk është qëllimi i interesave të Shqipërisë, ata dua të na kthejnë mbrapa, kërkojnë të pengojnë ëndrrën dhe të ardhmen tonë. Ata në asnjë rast nuk treguan që kanë ndonjë ide që të çon përpara, pavarësisht nga pretendimet për politika të reja. Me nota kritike për opozitën, Mediu tha se socialistët kanë një program, i cili akoma nuk është publikuar e jo më të lexohet e të kuptohet nga ata vetë. Ai i akuzoi të majtët se në çdo rast provuan se qeverisja është pushteti i një njeriut të vetëm, duke përmendur edhe katandisjen e partisë socialistë, që sipas tijë kanë mohuar edhe vetë vetveten duke kërkuar majtas dhe djathtas. Mediu nuk u ndal te problemi i ish-pronarëve, te të përndjekurit apo në problemet parazgjedhore, por akuzoi të majtët sa ata janë pa principe politike, por kanë dëshirë vetëm për pushtetin. Ata e shikojnë Shqipërinë si një stacion transit pushteti. Kjo nuk duhet të ndodh dhe këtu ka ardhur koha që vlen kontributi i gjithsecilit. Ne kemi përgjegjësitë për të qenë mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve. Po ashtu nuk duhet të belbëzojmë, apo të shikojmë për interesa konjukturale të momentit kur vjen puna për të ngritur me fqinjët tanë çështje të rëndësishme, siç është çështja çame, sepse çyshta e nderit dhe dinjitetit të çdo shqiptari, pavarësisht se ku jeton, është çështje e nderit dhe dinjitetit tonë si komb, u shpreh ai. Në lidhje më të vërtetën e pronës së ligjshme, duke pranuar si çështje të pazgjidhur, Mediu u shpreh se ne e kemi diskutuar dhe debatuar në jetën politike  shqiptare, madje duke e identifikuar Partinë Republikane me çështjen e pronave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›