PS zyrtarizon sot çeljen e fushatës elektorale
Partia Socialiste nis zyrtarisht sot në mesditë fushatën elektorale. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh pasditen e djeshme gjatë përgatitjeve të Konferencës Kombëtare të Programit se gjatë fushatës do të shpaloset ai program që për herë të parë në historinë e pluralizmit është hartuar së bashku me shqiptarët për një periudhë disa mujore.
Ne nesër (sot) hapim edhe fletën e fundit të rrugëtimit tonë drejt 28 qershorit, fletë të cilën do ta shkruajmë edhe një herë tjetër si deri më tash me shqiptarët dhe shqiptaret në një fushatë që do të jetë fushata e qytetarëve dhe qytetareve të këtij vendi, në qytet dhe në fshat, e njerëzve të mirë dhe të ndershëm të këtij vendi që duan një Shqipëri më të mirë, u shpreh kreu socialist, duke vlerësuar më tej se fushata e radhës do të jetë fushata e gjithë atyre shqiptarëve dhe shqiptareve që jetojnë në Shqipëri apo jashtë saj dhe që janë bërë e do të bëhen pjesë e Bashkimit për Ndryshim. Është hera e parë në historinë e këtyre 18 vjetëve, që një forcë politike e shkruan programin e saj bashkë me njerëzit. Është hera e parë në këto 18 vjet, që qytetarët kanë dorën e tyre, idetë, shpresat e tyre të shkruara në programin e një force politike, vijoi Rama, sipas të cilit për herë të parë në 28 qershor do të fitojnë qytetarët, njerëzit që dëshirojnë një ndryshim të madh, fëmijët, të moshuarit, mësuesit, mjekët, sipërmarrësit, etj. Sipas Ramës, kjo është historia e përbashkët e atyre që 18 vjet më parë kërkuar një Shqipëri si gjithë Evropa,