KQZ regjistron Ballin Kombëtar Demokrat
30/05/2005 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot, mbi regjistrimin e Partisë "Balli Kombëtar Demokrat". Nga KQZ, është bërë e ditur se kjo është partia e vetmja që ka sjellë debate në procesin e regjistrimit. Shkak ka qenë kërkesa e PBKD, për të ndërruar emrin e kryetarit nga Guri Durollari tek Artur Roshi. Mësohet se PBKD, kishte kërkuar një muaj më parë ,regjistrimin me emrin e Durollarit, por, pak ditë më pas, kërkesa është kërkuar të ndryshojë, duke vendosur si kryetar Artur Roshin. Një pjesë e anëtarëve të KQZ-së, kanë kërkuar që të rishikojnë përcaktimet e Kodit Elektoral dhe të statutit të kësaj partie, për këtë rast. Për këtë, është kërkuar dhe prezenca e një përfaqësuesi të Partisë Balli Kombëtar Demokrat. Roshi, ka nënshkruar dy javë më parë marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike.