Nano: Berisha nuk njeh marrëveshjet me partnerët

30/05/2005 Kreu i PS akuzon kandidatin e PD në Përmet për kontrabandë të karburantit
Duke dalë në mbrojtje të vendimit për shitjen e Albtelekom, kryetari i PS-së, Fatos Nano, ka sulmuar kreun e opozitës, Sali Berisha. "Berisha nuk e njeh marrëveshjen e partneritetit me botën moderne, nuk njeh marrëveshjet më të fundit të privatizimit, p.sh., të Albtelekomit, si një ndër operacionet më të suksesshme të kësaj qeverisjeje dhe të privatizimeve strategjike e transparente, me të cilat kemi siguruar 400 milion dollarë", tha Nano, në një takim elektoral në Përmet. Sipas Nanos, para 8 vjetësh, me energjitë që nuk shterin kurrë, të votës plebishitare të shqiptarëve, "që nga 29 Qershorit 1997, kur u ndamë një herë e mirë nga regjimi i Berishës, Përmeti dhe Shqipëria janë transformuar tërësisht. Ata janë ndarë nga regjimi i Berishës, duke shtuar edhe lapidarët për të rënët më të fundit të luftës për liri dhe demokraci, për viktimat e fundit të dhunës berishiane". Gjithashtu, Nano ka akuzuar kandidatin e PD-së në Korçë, për kontrabandë të naftës, gjatë luftës së Kosovës. "Nuk duhet të hutoheni dhe të bëheni viktima të “shqiponjave” të kontrabandës së Mitro Çelës, si në kohën kur ai furnizonte Millosheviçin me naftë, për makinën vrasëse të Kosovës. Nuk besoj se ka ndonjë në Përmet që do t’i jepte shansin Berishës të nusëronte sërish, duke vrarë sërish", tha Nano. Jashtë sulmit nuk kanë mbetur dje, as mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. "Mos u gënjeni as nga grupimet e vogla me njerëz të veckël të Ilir Metës, të cilët janë gati të shesin jo vetëm barkun e nënës, por edhe interesat më madhore të kombit e të vendit nga inati, uria e oreksi i madh për të grabitur. Janë ulur në prehërin e Berishës dhe duan të çmontojnë lirinë e demokracinë që ju gëzoni", tha Nano.