E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpall fitues Fatos Rexhën e PD-së

• Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli fitues të votimeve të pjesshme në Paskuqan, kandidatin e PD-së, Fatos Rexha.Kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata, i cilësoi zgjedhjet në komunën e Paskuqanit janë ndër më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. "Nga informacionet e ardhura, si nga inspektorët tanë, ashtu edhe nga vetë KQZV-ja përkatëse, gjithçka ka shkuar normalisht dhe pa probleme. Deri më tani procesi ka ecur pozitivisht dhe nuk ka asnjë ankimim nga të 18 qendrat e votimit", deklaroi Gjata.   Duke e cilësuar një proces model, kryetari i KQZ-së tha se "në 18 tabelat nga të 18 qendrat e votimit, të firmosura nga të 13 anëtarët, është votuar pro dhe pa asnjë kontestim". Përsa i takon fituesit zyrtar të këtyre zgjedhjeve, Gjata tha se "tabelat përfundimtare kanë shpallur fitues kandidatin demokrat, Fatos Rexha. Kjo fitore e tij është miratuar tashmë nga të 13 anëtarët e komisionit, gjë që vërteton zyrtarisht se Rexha është fitues në këto zgjedhje të pjesshme". Për postin e kryetarit të kësaj komune kandiduan Fatos Rexha, i mbështetur nga PD-ja dhe Gjin Mark Prengaj, kandidat i PSD-së që gëzonte mbështetjen e opozitës. Procesi zgjedhor në Paskuqan u zhvillua pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të kryetarit demokrat të komunës, Jashar Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›