E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëmbajtja e pallatit, banorët: Të merret bashkia

• Banorët e pallateve tashmë do të jenë të detyruar që të mirëmbajnë ambientet e hyrjes ku ata banojnë.Fabiola ÇelaPor jo të gjithë banorët janë dakord me projektligjin të qeverisë. Sipas një sondazhi të kryer në Tiranë nga Co-Plan, gati 20 për qind e banorëve mendojnë se përgjegjësia për mirëmbajtjen e banesave është e tyre, ndërsa 40 për qind mendojnë se kjo përgjegjësi është e bashkisë. Vetëm 40 për qind e banorëve të Tiranës mendojnë se kjo përgjegjësi është e përbashkët, pra si e bashkisë ashtu edhe e tyre. LigjiMinistria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka hartuar projektligjin e ri "Për bashkëpronësinë e detyrueshme në ndërtesa". Sipas këtij projektligji, të gjithë banorët e pallatit duhet të japin kontributin e tyre në mirëmbajtjen e objektit. Në fakt, kjo është hera e parë që ligji detyron banorët të mirëmbajnë pallatin ku ata jetojnë. Parë në aspektin ekonomik, mungesa e mirëmbajtjes shkakton degradimin e banesës, e cila ose do të shembet, ose do të dojë investime të konsiderueshme për ta sjellë në gjendje normale. Ndërsa në këndvështrimin social, mungesa e mirëmbajtjes rezulton me rrënim të banesës dhe në këtë mënyrë do të rritet ndjeshëm numri i personave që kërkojnë strehim. Rritja e borxhit të amortizimit të banesës për shkak të mungesës së mirëmbajtjes bëhet e papërballueshme për familjet, krahasuar me financimin mujor për të. Nisur nga këto arsye, në projektligjin e ri "Për bashkëpronësinë e detyrueshme në ndërtesa", parashikohet ngritja e një fondi të përbashkët për mirëmbajtjen e pallateve, por vlera që çdo familje do të duhet të ngurtësojë në këtë fond ende nuk është përcaktuar.  StudimiGati 50 për qind e banesave në Tiranë janë ndërtuar para viteve '90. Për shumë banorë mirëmbajtja e pjesëve të përbashkëta e sidomos e stokut të vjetër të banesave është një shqetësim gjithmonë e në rritje për banorët e kryeqytetit. Megjithatë vetëm 24.2 për qind e tyre që jetojnë në rajonin e Tiranës paguajnë për mirëmbajtjen e pallateve. Ata paguajnë mesatarisht nga 500 deri në 1000 lekë/muaj për familje, kryesisht për pastrim, mirëmbajtje ashensori, si dhe për pompën e ujit, por jo për mirëmbajtjen e tarracës, fasadës, lyerjen dhe mirëmbajtjet e shkallëve apo për dëmtimet e tjera. Sektori i banesave ka peshën kryesore në konsumin e energjisë elektrike me 54 për qind në rang vendi. Vetëm si pasojë e gjendjes së amortizuar të fasadave të stokut ekzistues të ndërtesave gati rreth 50 për qind e banesave ekzistuese të ndërtuara deri në vitet '90 në rajonin e Tiranës, humbet çdo vit 280 Gwh/vit. Por nuk do të ishte vetëm kjo masa e vetme që mund të merret nga vetë banorët për të kursyer energjinë  elektrike. Ndërsa vetëm si rrjedhojë e zëvendësimit të llambave të thjeshta me ato eficente energjia e kursyer është mesatarisht 180 Gwh/vit. Në total kjo sasi energjie, e cila do të kursehet vetëm nëse merren këto masa të thjeshta, është e barabartë me energjinë që do të prodhonte për një vit një termocentral me fuqi 50 MW.20 per qinde banorëve mendojnë se është përgjegjësia e tyre të merren me mirëmbajtjen e pallatit ku ata jetojnë, por nuk ndajnë të njëjtin mendim me ta pjesa tjetër e banorëve40 per qinde banorëve mendojnë se është bashkia ajo që duhet të merret me mirëmbajtjen e pallatit, me pastrimin etj. Sipas tyre, kjo është përgjegjësi e bashkisë dhe jo e banorëve40 per qinde kryeqytetasve janë të mendimit se për mirëmbajtjen e pallatit duhet të kujdesen ata vetë si dhe punonjësit e bashkisë. Pra, përgjegjësia e banorëve dhe e bashkisë të jetë në raportin 50 me 50 për qindPenalitetetProjektligji i ri përcakton penalitete për rastet e mospagesave të detyrimit mujor të bashkëpronarëve. Vlerat e këtyre penaliteteve janë të shkallëzuara duke nisur me gjoba për bashkëpronarët që nuk paguajnë, më pas me shënim në regjistrin e pronës së bashkëpronarit që nuk paguan, shënim i cili e pengon atë të ndërmarrë ndonjë transaksion pa realizuar pagesat dhe deri në ekzekutimin e pagesës nëpërmjet vendimit të përmbarimit. Sipas projektligjit, shoqëritë administruese janë subjekte juridike private që licencohen nga njësitë vendore ku operojnë. Kjo do të thotë që shoqëritë nuk krijohen nga shteti, por ato do të krijohen nga tregu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›