Obama përsërit: Shtet palestinez në kufijtë e 1967-ës

Teksa i drejtohej një grupi lobues pro Izraelit, AIPAC, në Uashington, Obama tha të dielën se “kufijtë e Izraelit dhe Palestinës duhet të mbështetën në vijat e vitit 1967, me pajtimin që duhet arritur për shkëmbim territoresh në mënyrë që të krijohen kufijtë e siguruar dhe të njohur për të dy shtetet”.
Ai shtoi se një paqe e sinqertë është e vetmja mënyrë: “Një paqe e sinqertë është e vetmja rrugë që do të krijojë përfundimisht një Palestinë paqësore si atdhe të popullit palestinez dhe një shteti hebre të Izraelit si atdheun e popullit hebre”, tha Obama.
Pas takimit të së premtes me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu nuk pranoi thirrjen e presidentit amerikan, që bisedimet e ardhshme për paqe të mbështeten në një shtet palestinez, në territoret e vitit 1967.
Netanjahu i ka përshkruar këto vija territoriale si “të pambrojtshme” për Izraelin e ditëve të sotme dhe ka thënë se paqja në Lindjen e Mesme nuk mund të arrihet “duke u mbështetur në iluzione”.
/Start/
2011-05-22 19:42