Moisiu: Do të gjejmë mirëkuptimin dhe me serbët
26/02/2005 Presidenti i Republikës përshëndet anëtarët e Kartës së "Adriatik 3"
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, përshëndeti dje arritjet e Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë gjatë një takimi në Tiranë të shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të vendeve të Kartës “Adriatik 3” për transformimin e vendeve tona nga shtete që dikur konsumonin siguri, në vende që tashmë prodhojnë siguri në rajon e më gjerë. Në fjalim kreu i shtetit shqiptar e cilësoi takimin e sotëm një kapitull të ri bashkëpunimi intensiv me përfitime të mëdha, në kuadër të Kartës “Adriatik 3”, firmosur mes tre vendeve tona, dy vjet më parë me iniciativën e Presidentit Moisiu, Presidentit Mesiç dhe Presidentit Trajkovski dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. “Karta ‘Adriatik 3’ paraqet një model të ri afrimi e bashkëpunimi, i aftë të thyejë modelet e vjetra të dyshimit, apo konfrontimit dhe të ndihmojë vendet tona dhe rajonin në rrugën e integrimit euroatlantik”, tha Presidenti Moisiu, duke theksuar se rreziqet e përbashkëta, shtojnë nevojën për bashkëveprim dhe reagim të përbashkët në parandalimin e tyre. Sipas tij, tani është koha që politika dhe vendimmarrësit të përmbushin këtë aspiratë të popujve të tyre. Presidenti Moisiu tha se nuk duhet harruar se popujt duan paqe dhe zhvillim, të cilat arrihen duke pasur parasysh tre gjëra: “të mos mbetemi peng të ngjarjeve të kaluara, të vlerësojme realisht gjendjen e krijuar dhe të shkojmë përpapra të çliruar nga tendencat e vjetra nacionaliste”. Për kreun e shtetit në angazhimet në kuadër të forcimit të sigurisë rajonale, vend të rëndësishëm zënë edhe kontributet konkrete kundër rrezikut të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, krimit të organizuar, trafiqeve apo fatkeqësive natyrore. Presidenti Moisiu nënvizoi rëndësinë që ka krijimi i një vizioni të vërtetë të një vendi demokratik dhe besimin që shqiptarët do ta gjejnë, sikundër gjetën me turqit, romët, ashkalitë mirëkuptimin edhe me serbët që jetojnë atje për bashkëjetesën dhe për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët.