E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Duhet të votoni për PD, jo për aleatët

Partia Demokratike kërkon nga aleatët që të mos tërheqin elektoratin demokrat në partitë e tyre. Kandidati që kryeson listën e Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, bëri me dije dje që "më 28 qershor të votohet vetëm për numrin 10, ndërsa aleatët të marrin votat e tyre". Deklaratat e Olldashit janë bërë gjatë takimeve me banorët e fshatrave Drenovë e Fushë-Drenovë, Arianitas dhe Ballsh. "Ne jemi realisht në koalicion me partitë e tjera, por partitë e tjera janë të ftuara të marrin votat e tyre dhe jo votat e PD-së. Ndryshe do të dëmtonim rëndë interesin jo vetëm të Partisë Demokratike, por edhe interesat e partive të koalicionit, prandaj çdo votë vetëm te sigla e Partisë Demokratike, vetëm te numri 10, vetëm te Sali Berisha", tha Olldashi. Ai gjithashtu, u bëri thirrje të gjithëve të shkojnë në votime më datë 28 qershor dhe të vendosin për fatin e vendit për katër vitet e ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›