E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: 170 mijë persona nuk kanë tërhequr kartat

Rritet fluksi i tërheqjes së kartave të identitetit nga zyrat pranë gjendjeve civile. Tri ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka bërë me dije se kanë ngelur pa u tërhequr 170 mijë letërnjoftime elektronike. Ministria e Brendshme ka publikuar në datën 23 qershor në faqen e saj zyrtare të internetit emrat e personave që kanë gati kartën dhe mesazhin që ata të shkojnë në qendrat përkatëse për të tërhequr letërnjoftimin për të mos lënë gjithçka në momentin e fundit për të marrë kartën ditën e zgjedhjeve. "Procesi po ecën normalisht dhe kanë ngelur vetëm 170 mijë karta pa u tërhequr deri në këto momente", tha Poni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›