E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ ul pagën e komisionerëve

31/05/2005  Prenga: Vendimi rrit mundësinë e korruptimit të anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Zonale

Qeveria ul fondin për financimin e fushatës elektorale me 54.7 milionë lekë

200 kryetarë dhe zëvendëskryetarë të komisioneve të zonave zgjedhore do të kenë një pagë prej 60 mijë lekësh. Kryetari dhe zv.kryetari i grupit të numërimit të votave do të kenë një pagë prej 55 mijë lekë. Paga përfshin të gjithë periudhën e zgjedhjeve.

Anëtarët dhe sekretarët e komisioneve të zonave zgjedhore do të kenë një pagë prej 55 mijë lekë. Anëtarët dhe sekretarët e grupeve të numërimit të votave do të kenë një pagë prej 50 mijë lekë. Në një kohë që janë rreth 600 anëtarë KZZ-je

Kryetarët dhe zv.kryetarët e Qendrave të Votimit do të shpërblehen me 30 mijë lekë. Ndërsa 37600 anëtarët dhe sekretarët e komisioneve do të marrin një pagë prej 25 mijë lekë. Kjo për vetë faktin se puna e tyre do të zgjasë vetëm 24 orë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar uljen e shpërblimeve të të gjithë anëtarëve të komisoneve zonale zgjedhore, të grupeve të numërimit të votave, si dhe të komisioneve të qendrave të votimit. Ulja e pagave është gati 20 për qind nga ato të hartuara disa muaj më parë nga KQZ-ja. Tashmë për kryetarin dhe zv.kryetarin e KZZ-së paga është 60 mijë lekë nga 75 mijë që ishte, ndërsa anëtarët dhe sekretarët 55 mijë lekë prej rreth 65 mijë. Për kryetarin dhe zv.kryetarin e KQV-së paga do të jetë 30 mijë lekë, ndërsa për anëtarët dhe sekretarët 25 mijë lekë. Paga për kryetarin dhe zv.kryetarin e GNV-ve do të jetë 55 mijë lekë, ndërsa për anëtarët dhe sekretarët 50 mijë lekë. Vendimi i KQZ-së është miratuar me dy vota kundër dhe katër pro. Pavarësisht kësaj ulje të masës së shpërblimeve, drejtoria financiare e KQZ-së ka kërkuar një fond prej 5 milionë lekësh për të plotësuar fondin për pagat e komisionerëve. Bëhet e ditur se qeveria ka akorduar rreth 54.7 milionë lekë më pak nga sa ka kërkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas të dhënave, ky institucion ka kërkuar 254.7 milionë lekë nga Qeveria, e cila ka akorduar vetëm 200 milionë. Por, pavarësisht se zgjidhja u gjet me uljen e shpërblimeve për komisionerët, për drejtorinë financiare duhen dhe 5 milionë lekë të tjera për të plotësuar fondin. Për kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, këto rroga janë sërish të larta, pasi ata do të punojnë vetëm 45 ditë. Nga ana tjetër është theksuar se rreth 10 për qind e KZZ-ve nuk janë konstituuar. Por, megjithatë, dhe anëtarët e këtyre komisioneve do të marrin të njëjtën pagë dhe pse punën do ta bëjnë njësoj.

Përplasja

Për anëtarin e KQZ-së, Dodë Prenga, ulja e masës së shpërblimit për komisionerët mund t'i hapë rrugë manipulimeve të këtyre komisionerëve, të cilët shumë lehtë do të bien pre e shumave të majme që mund ti ofrohen. Sipas Dodës duhet që paga e tyre të jetë sa më e lartë për të eliminuar fenomenet negative. Ndërkohë që për Celibashin anëtarët e këtyre komisioneve duhet të ishin vullnetarë të partive të tyre politike në një kohë që kanë një pagë gati sa gjysmën e pagës së një anëtari të KQZ-së. Debate, mbledhja e djeshme e KQZ-së, ka patur dhe mbi miratimin e rregullores për deklarimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e 3 korrikut. Ndërsa do të jetë mbledhja e nesërme, ajo që do të përcaktojë se çfarë duhet kuptuar si “dhuratë” për kandidatët apo për partitë. Kush përfiton dhuratë kandidati, partia apo koalicioni si dhe mënyra e dhënis së dhuratave do të regjistrohet në vlerën e saj monetare dhe jo monetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›