Moisiu: Mos lejoni sondazhet ditën e votimit

31/05/2005 Kreu i shtetit kërkon nga KQZ vendime jashtë ndikimit politik
Kreu i shtetit vuri në dukje rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 3 korrikut dhe rolin e KQZ–së në këtë proces. Presidenti ka kërkuar nga KQZ që të mos lejohen sondazhet ditën e votimeve. Moisiu theksoi domosdoshmërinë e zbatimit deri në fund të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Etik nga subjektet dhe institucionet. "KQZ është organ kushtetues, i pavarur nga politika dhe përgjegjës kryesor për zgjedhjet, ndaj duhet të veprojë tërësisht si i tillë dhe të mos lejojë të bëhet direkt apo indirekt pjesë e politikës dhe e fushatës që mund të kenë efekte politike në zgjedhje", tha Presidenti. Moisiu u përqëndrua edhe në çështje që kanë të bëjnë me rolin e Policisë së Shtetit, të medias, të ushtrisë në mbrojtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, por edhe rolin e administratës shtetërore në zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve të KQZ–së. Për kreun e shtetit, Bordi i Medias e KQZ-ja duhet të mbajnë qëndrim në kohën e duhur për ato media që nuk bëjnë kujdes në zbatimin e ligjit. Moisiu sugjeroi që ky bord të përgatisë komunikata ditore. Njëkohësisht edhe KQZ-së iu sugjerua të bëjë raporte javore ose dhjetëditore për problemet teknike dhe ecurinë e procesit deri në zgjedhje. Gjithashtu u theksua se ngritja e Komisioneve Zonale nuk duhet vonuar më pasi komisionerët kanë nevojë për trajnim të plotë në të gjitha zonat zgjedhore. Duke u ndalur në rolin thelbësor të KQZ-së për transparencën dhe kontrollin e financimit të fushatës elektorale nga kandidatët dhe subjektet politike, Presidenti Moisiu kërkoi të mos lejohet shkelja e ligjit nga kandidatët. Presidenti Mosiu ka kërkuar që ankesat që vijnë nga kandidatët apo subjektet politike të trajtohen me kujdes dhe transparencë. Nga ana e tij kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, u shpreh se "Kushtetuta i ka dhënë mjaft kompetenca Presidentit të Republikës. Ne i kërkuam Presidentit një mbështetje institucionale ndaj institucionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mundësisht të ndikojë për zhvllimin e një veprimtarie normale të KQZ-së, për të qenë në këtë mënyrë dhe garant për atë kod sjellje që kanë nënshkruar partitë politike".