E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ vijon shqyrtimin e dokumentacionit të listave të kandidatëve për deputetë

Afati i fundit i rregullimit të listave 27 maji

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijoi dhe ditën e djeshme shqyrtimin e listave të kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit.
Gjatë mbledhjes së djeshme, Komisioni mori në shqyrtim dokumentacionin e kandidimit të paraqitur nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (LDNJL), në të cilin konstatoi disa parregullsi. Sipas Kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani “Konstatohen mangësi në dokumentet e kandidatëve për qarqet Tiranë, Vlorë, Fier, Shkodër dhe Kukës. KQZ ia kthen listat këtij subjekti për plotësim të dokumentacionit”.
Partitë politike kanë afat të bëjnë rregullimet e nevojshme në listat e kandidatëve për deputetë brenda datës 27 maj, që është dhe afati i fundit që këto lista do të pranohen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
KQZ ka vijuar verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve për deputetë edhe gjatë mbledhjes se pasdites, ku subjektet politike që i janë nënshtruar këtij verifikimi kanë qenë LZHK, PBK, PDK, Rruga e Lirisë. Për këtë proces elektoral në KQZ janë regjistruar 36 subjekte zgjedhore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›