KQZ, votime në 481 qendra private votimi
Në të gjithë Shqipërinë do të ketë 481 Qendra Votimi në ambiente private. Çështja që ka shkaktuar më shumë debate mes komisionerëve të majtë dhe të djathtë në KQZ, si dhe mes vetë dy partive të mëdha, ka marrë fund mbrëmë me votimin e përfundimtar të 5 QV-ve në ambiente private. Nga 507 QV, KQZ-ja e reduktoi këtë shifër në 481. Në të gjithë Shqipërinë do të ketë 4751 Qendra Votimi. KQZ që sot parashikon shpërndarjen e bazës materiale për 28 qershorin, në 66 komisionet e zonave të administrimit të zgjedhjeve, të cilat do të kenë në dispozicion fletët e votimit për 3.867.000 zgjedhës.