E Diel, 1 Nëntor 2026

Uidhers me stafin prej 32 vetash, vëzhgues në zgjedhje

 

Ambasadori amerikan Xhon Uidhers dhe përfaqësuesi i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck, përfshihen në listën e vëzhguesve ndërkombëtare që do të monitorojnë zgjedhjet e 28 qershorit. KQZ në mbledhjen e pasdites së djeshme mori vendimin për të akredituar listën e paraqitur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, nga misioni i ODIHR dhe nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së. Ambasada Amerikane ka paraqitur kërkesën për të akredituar 32 vëzhgues, punonjës të këtij institucioni, së bashku me 21 përkthyes. Ndërsa për ODIHR-in, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dy lista të veçanta, 70 vëzhgues gjithsej. Nga kjo listë, OSBE dhe ODIHR kërkon akreditimin e 31 vëzhguesve afatshkurtër. Ndërsa nga ana e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, do të jenë gjithsej 39 vëzhgues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›