E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka padit Topallin dhe Policinë

 

PDK-ja bëri dje zyrtare dhe depozitoi në Prokurori kallëzimin penal kundër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, me akuzën e shpifjes për shkak të detyrës dhe ndaj Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. “PDK-ja është e vendosur të kërkojë drejtësi dhe nxjerrjen përpara saj të të gjithë personave dhe drejtuesve të institucioneve, të cilët, të motivuar nga qëllime politike, elektorale dhe bindje personale antidemokristiane, kanë thyer ligjin dhe janë bërë simbol të një fushate shtetërore e publike denigrimi, spekulimi dhe fyerjesh”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›