E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga babait nxori tre femijet e vegjel ne rruge per te lypur

Nuk i ka kursyer tre femijet e tij te mitur per ti nxjerre ne rruge e per te lypur ndersa parate e fituara nga lemosha qe arrinin te siguronin me shume mund nga te vegjlit e tij jane sekuestruar nga policia e cila i ka vene prangat autorit te ngjarjes. Kastriot Shaqirllari 40 vjec lindur dhe banues ne fshatin Bucimas Pogradec eshte arrestuar nje dite me pare nga policia e Korces me akuzen e keqtrajtimit dhe trafikimit te te miturve pasi ka shfrytezuar tre femijet e tij ne moshe te mitur per te lypur tek valuta ne kete qytet. Lajmi eshte bere i ditur nga te dhena te policise se ketij qyteti sipas te cilave rreth ores 1300 nga ana e Seksionit kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut Korce eshte bere i mundur ndalimi i Kastriot Shaqirllarit 40 vjec lindur dhe banues ne fshatin Bucimas Pogradec. Policia tha se arrestimi i tij eshte bere pasi 40-vjecari dyshohet se ka kryer veprat penale Keqtrajtimi i te miturve dhe Trafikim i te miturve. Sipas policise operacioni per kapjen e ketij personi eshte koduar me emrin Lemosha ku jane perdorur metodat speciale te hetimit te krimit ne lidhje me procedimin penal nr. 106 te vitit 2011 te regjistruar ne Prokurorine e Korces pasi Kastriot Shaqirllari shfrytezonte femijet e tij te mitur e konkretisht me inicialet A. Sh. 11 vjece D. Sh. 8 vjece dhe K. Sh. 4 vjec per te lypur ne zonen perpara teatrit Andon Z. Cajupi dhe tek Valuta ne lagjen nr. 7 te qytetit te Korces. Ne momentin e kapjes 40-vjecarit i jane sekuestruar nje sasi monedhash me vlere 2500 lekesh te reja. Policia ka theksuar gjithashtu se gjate ketij operacioni eshte bashkepunuar edhe me Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Shteteror Korce dhe materialet e perpiluara per kete rast i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›