E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ,nis administrimin e zgjedhjeve

15/02/2005  KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi punën për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Anëtarët e këtij KQZ kanë shqyrtuar modelet e kutive, që do të përdoren për votim në zgjedhjet e përgjithshme. Komisioni nuk ka arritur në një vendim përfundimtar duke shtyrë mbledhjen për datën 17 shkurt. Shkak për këtë është bërë kërkesa e disa anëtarëve të KQZ-së për tu njohur me specifika teknike për kutitë e votimit. Për këtë proces kanë shprehur interes 4 kompani të huaja, që kanë përparësi të aktivitetit të tyre përgatitjen e zgjedhjeve dhe sigurimin e shërbimeve për administrimin e proceseve elektorale në vende të ndryshme të botës. Mes modeleve të propozuara, do të shqyrtojnë edhe atë të kompanisë kanadeze, që u përdor në zgjedhjet e përgjithshme të 30 janarit në Irak. Kutitë e sjella nga firmat kapin vlerën rreth 24 dollarë për një copë. Sot KQZ-ja do të diskutojë për projekt-vendimit "Për miratimin e Raportit të KQZ për vitin 2004, që do të paraqitet para Kuvendit të Shqipërisë", si dhe për projekt-vendimin "Për miratimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të KZZ-ve, KQV-ve dhe Grupeve të Numërimit, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2005".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›