E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nano mesazh ngushëllimi familjes së ish-Kryeministrit libanez

15/02/2005  Kryeministri, Fatos Nano, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së ish-Kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri. Në mesazh Nano ka shprehur keqardhjen e thellë për vdekjen e parakohshme dhe tragjike të Haririt, duke vlerësuar gjithashtu figurën dhe kontributin e tij të madh për rindërtimin, paqen dhe demokracinë në vendin e tij, pas konfliktit disavjeçar në Liban. Në mesazhin që Nano i drejton familjes së ish-Kryeministrit libanez, theksohet se "humbja e tij lë një zbrazëti të ndjeshme jo vetëm në Liban, vendit të cilit ai i kushtoi gjithë energjinë e dashurinë për ta rimëkëmbur e bashkuar pas luftës vëllavrasëse, por edhe në gjirin e bashkësisë ndërkombëtare që vlerësonte tek ai burrin e shquar të shtetit, luftëtarin e paepur në luftën kundër terrorizmit, e gjithë ekstremizmave, si dhe për demokraci e të drejtat e njeriut”, përfundon mesazhi i Kryeministrit Nano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›