Doing Business 2012, Shqipëria, e fundit në botë për lejet e ndërtimit
Pezullimi i lejeve të ndërtimit prej prillit të 2009-ës në Shqipëri, ka ndikuar që vendi ynë të bëjë hapa mbrapa në renditjen e raportit të Bankës Botërore për përmirësimin e klimës së biznesit
Shqipëria përkeqëson renditjen në raportin e Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) në lidhje me përmirësimin e klimës së biznesit, kështu vendi ynë ka bërë hapa mbrapa. Shqipëria u rendit në pozicionin e 82-të nga vendi i 77-të që pozicionohej vitin e kaluar, ndërsa në raport analizohen 183 vende për sa i përket përmirësimit të klimës së biznesit. Analiza e Bankës Botërore mbështetet në rregullat që ndihmojnë apo pengojnë një aktivitet të sipërmarrjes. Raporti vëren se ajo që ka ndikuar në përkeqësimin e renditjes së Shqipërisë në këtë raport ka të bëjë pikërisht me dhënien e lejeve të ndërtimit, ku ne renditemi të fundit ndër 183 vende të botës. Ndërkohë që nga 245 reforma të reja të ndërmarra nga qershori 2010 në qershor 2011, në të 183 vendet e përfshira në raport, Shqipëria përmendet vetëm për lehtësimin e regjistrimit të titullit të pronësisë në regjistrin e tokës. Nga vendet e Ballkanit, Maqedonia qëndron dukshëm përpara të tjerëve, duke përmirësuar një pozicion mjaft të mirë që kishte edhe vitin e shkuar kur ishte e 34-ta, e duke u renditur këtë herë e 22-ta në botë. Gjithashtu, në raportin e ri Banka ka përdorur një tjetër metodologji që vlerëson tre tregues: lejet e ndërtimit, marrjen e kredisë dhe pagesën e taksave. Shqipëria renditet e fundit për treguesin që lidhet me lejet e ndërtimit, pasi gjendja u përkeqësua ngaqë autoritetet nuk kanë dhënë leje për objekte që prej prillit të vitit 2009. Raporti i Bankës Botërore dhe IFC reflekton kuadrin ligjor dhe masat rregullatore që qeveritë ndërmarrin në ndihmë të sipërmarrjeve. Në listën e ekonomive më të përparuara për lehtësimin e të bërit biznes, dy vende të Europës dhe të Azisë Qendrore janë ndër tri më të mirat në botë: Moldavia është numri dy- duke u ngjitur 18 vende, dhe Maqedonia është ngjitur me 12 vende. Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Maqedonia qëndron dukshëm përpara të tjerëve duke përmirësuar një pozicion mjaft të mirë ku ishte edhe vitin e shkuar kur ishte e 34-ta, e duke u renditur këtë herë e 22-ta në botë. Shqipëria gjendet në gjysmën e parë të renditjes për lehtësirat në kryerjen e një aktiviteti biznesi, e cila është hartuar nga Banka Botërore në raportin e saj të fundit “Doing Business 2012”, i cili merr në analizë 183 shtete në të gjithë botën. Klasifikimi i saj ka një përkeqësim, duke u renditur në vendin e 82-të e duke humbur 5 pozicione krahasuar me një vit më parë. Në të vërtetë, vitin e shkuar Shqipëria renditej po në pozicionin e 82-të, por Banka ka shpjeguar se ajo ka rishikuar të dhënat duke i mbështetur ato në 10 reforma, dhe jo në 9 siç kish qenë në vlerësimin e kaluar. Për pasojë jo vetëm renditja përfundimtare por edhe ajo sipas çdo treguesi kanë ndryshuar. Ndërsa në të gjithë botën janë identifikuar 245 reforma të reja, të ndërmarra nga qershori 2010 deri në qershor 2011, Shqipëria përmendet vetëm për një rast, për lehtësimin e regjistrimit të pronave, “duke e bërë më të lehtë atë përmes vendosjes së afateve kohore në regjistrimin e titullit të pronësisë në regjistrin e tokës”, thuhet në raport. Megjithatë edhe në këtë pikë, krahasuar me vendet e tjera, Shqipëria është e 118-ta, ndonëse ka fituar 8 vende. Për sa i përket treguesve të tjerë, Shqipëria është në vendin e 61-të për hapjen apo regjistrimin e një biznesi. Një vit më parë sipas pozicionit të rishikuar, ishte e 56-ta. Në treguesin që lidhet me furnizimin me energji është në vendin e 154-t, pra në vendet e fundit. Ky është një tregues i ri që nuk ka qenë vitin e shkuar. Marrja e kredisë është një tregues që e rendit Shqipërinë në vendin e 24, me një përkeqësim prej tri vendesh krahasuar me vitin e shkuar, por sërish në një pozicion shumë të mirë. Një përkeqësim të lehtë, duke humbur një vend në klasifikim, ajo ka për sa i përket mbrojtjes së investitorëve ku renditet e 16-ta, pra mes 20 vendeve të para. Ky është edhe treguesi më i mirë për Shqipërinë. Për sa i përket pagesës së taksave, Shqipëria renditet në fund të tabelës në vendin e 152-të, duke humbur dy vende nga viti i kaluar. Në gjysmën e parë ajo renditet edhe për tregtinë ndërkufitare, ku ka mbajtur të pandryshuar vendin e 76-të. Një përmirësim me tri pozicione, duke u renditur e 85-ta, është vlerësuar treguesi që ka të bëjë me zbatimin e kontratave. Ndërsa për mbylljen e një biznesi është në vendin e 64-t, duke humbur dy pozicione nga viti i shkuar.
Shqipëria
Lehtësia për të bërë biznes 82
Të nisësh një biznes (renditja) 61
Procedurat (numri) 5
Kostoja (% e të ardhurave për frymë për kapital) 29.0
Kapitali minimal (% e të ardhurave për frymë) 0.0
Në lidhje me lejet e ndërtimit (renditja) 183
Procedurat (numri) asnjë praktikë
Kostoja (% e të ardhurave për frymë) asnjë praktikë
Furnizimi me energji elektrike (renditja) 154
Procedurat (numri) 6
Kostoja (% e të ardhurave për kapital) 585.6
Procedurat (numri) Koha (vitet) 2.0
Regjistrimi i pronës 118
Numri i procedurave 6
Numri i ditëve 33
Kostoja 11.9%
Marrja e një kredie renditja 24
Indeksi i Shtrëngimit të të drejtave legale (0-10) 9
Indeksi i informacionit të thellë për kredinë (0-6) 4
Mbulimi i regjistrimit publik (% e të rriturve) 12.0
Mbulimi i zyrës private (% e të rriturve) 0.0
Mbrojtja e investitorëve (renditja) 16
Indeksi i shtrirjes publike (0-10) 8
Indeksi i shtrirjes së drejtorit para ligjit (0-10) 9
Indeksi i lehtësisë së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve (0-10) 5
Pagimi i taksave (renditja) 152
Numri i taksave ( 44
Koha (në orë) 371
Totali në përqindje 38%
Tregtia e jashtme (renditja) 76
Dokumentet për eksport 7
Kosto për eksport (dite) 19
Kosto për eksport 756 USD për kontinier
Dokumente për import 8
Koha për import 18
kosto për import 730 USD për kontinier
Lidhja e kontratave (renditja) 85
Procedurat 39
Koha 390 ditë
Kostoja 35.5%