KRIZA FINANCIARE Fullani: “I kemi siguruar bankat nga kriza greke”
Autori i Lajmit: Redaksia
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi dje, gjatë një konference për shtyp, se kriza greke do të ketë ndikime në ekonomitë e dy vendeve, Shqipëri dhe Greqi, porse nuk do të prekë sistemin bankar në vendin tonë. Sipas Fullanit, ekonomia shqiptare është ende e brishtë, pasi rritja ekonomike varet shumë nga investimet private, të cilat janë aktualisht ende të tkurrura. Dje pasdite në një konferencë për shtyp, ku guvernatori theksoi situatën ekonomike në vend për 3 muajt e parë të këtij viti, Fullani u pyet dhe për krizën ekonomike që ka përfshirë Greqinë dhe për ndikimet që mund të ketë në sistemin bankar shqiptar, ku shumë banka që operojnë janë të grupeve bankare greke.
Siguria
“Ne po ndjekim në vazhdimësi me seriozitet krizën greke që është bërë tashmë një fenomen. Mendoj se kriza reflekton në zhvillimet evropiane, është e padiskutueshme influenca, pasi kjo u parashikua dhe nga agjencitë e vlerësimit të vendeve për vendin tonë fqinj. E rëndësishme është se sistemi bankar shqiptar është i vecantë, bankat greke janë të kontrolluara nga Banka e Shqipërisë. Niveli aktual i këtyre bankave dhe treguesve të eurozonës është më i mirë se niveli i standardit evropian dhe i treguesve e normave të tjera. Bankat shqiptare karakterizohen me nivele normale dhe me nivel të kënaqshëm, theksoj sidomos tek depozitat”.
Por Fullani shtoi se ndikimi tek ekonomitë e dy vendeve do ndihet, porse shpresohet në kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate në Greqi. “Natyrisht që kriza do të ndikojë në ekonominë reale të dy vendeve”.
Deklarata
Në deklarimin për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë u fokusua sot në situatën aktuale ekonomike krahasuar me atë të një viti më parë. Fullani tha se inflacioni në 3 muajt e parë të vitit 2010 ka shënuar 4.1%. Sipas tij, në rritjen e inflacionit ndikoi rritja e çmimit të energjisë me 0.5%. Fullani thkesoi se vetëm për muajin mars, inflacioni shënoi 3.9 për qind. Krahasuar me një vit më parë që, sipas Bankës së Shqipërisë, rritja ekonomike ishte në masën 3.3% (BSH i referohet INSTAT), edhe për këtë vit Fullani tha se ka rritje, porse vihet re se ka tkurrje në investimet private. "Norma bazë e interesit mbetet 5.25%. Ekonomia shënoi rritje në nëntëmujorin e parë të vitit 2009 dhe në tremujorin e fundit u tkurr. Kjo ecuri është përcaktuar nga tkurrja e investimeve private dhe publike ashtu sikurse ngadalësimi i konsumit vetjak”,- u shpreh Fullani. "Ecuria e ekonomisë, - tha ai,- vlerësohet e ngadaltë". Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi gjithashtu se prirjet për nivele të ulëta kreditimi gjatë vitit 2010 dhe nivele ende të larta të papunësisë do të kushtëzojnë ecurinë e kërkesës agregate në ekonominë globale.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010