Mikrobiologu Artan Bega: Laboratorët privatë nuk i kemi nën kontroll të plotë
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Instituti i Shëndetit Publik është Qendër Reference Kombëtare për laboratorët e Shëndetit Publik në rrethe si dhe për laboratorët privatë. Si Qendër e Referencës ISHP kontrollon punën e tyre si dhe vijon ekzaminimet që këto laboratorë nuk i bëjnë dot. Gjithashtu, specialistët e laboratorëve të ISHP-së vëzhgojnë zbatimin e protokolleve të përcaktuaera për çdo ekzaminim që mbulojnë. Siç na shpjegon mikrobiologu Artan Bega, protokollet përshkruajnë se çfarë duhet të bëjë laborarori për një ekzaminim, nga marrja e mostrës deri në dhënin e rezultatit. “Në këtë përiudhë, me orientim nga Ministria janë nxjerrë urdhëresat për standardizimin e këtyre metodave në të gjithë Shqipërinë, që, një analizë, siç bëhet këtu tek ne, të bëhet në të gjithë laboratorët e Republikës”, pohon specialisti bakterolog.
-Ju si laborator reference kontrolloni laboratorët bakterologjikë shtetërorë dhe private. Sa janë gjithsej dhe çfarë ju rezulton nga kontrolli i tyre?
Laboratorë shtetërorë janë aq sa janë edhe rrethe. Ndërsa për laboratorët privatë, në fakt ne kemi detyrë ti kontrollojmë edhe ata, por në fakt jo të gjithë arrijmë ti kontrollojmë. Është e vështirë, sepse nisin edhe kontradiktat me këto laboratore, pastaj janë shumë dhe nuk i gjejmë dot të tërë.
-Është e vërtetë. Ka shumë laboratorë privatë në Tiranë, të licencuar. Por Ministria ka adresat e tyre. Nuk koordinoni për këto kontrolle profesionale?
Ministria ka bërë një rregullore të re për licencimin e tyre, tani po punohet edhe për akreditimin, pasi lincencimi ështe vetëm hapja e parë, ndërsa akreditimin laboratori e merr edhe me stade. Aq sa ka mundësi të bëj për një nivel analizash, atë stad akreditimi merr. Kur rrit nivelin e analizave që realizon, rrit shkallën e akreditimit. Ky proces është në vazhdimësi.
-Laboratori licensohet, mund të kete aparatura të mira, por duhet të kete edhe furnizimin në vazhdimësi me preparate, reagentë. Nga kontrollet që keni bërë, keni konstatuar mangësi në ekzaminime për shkak të këtyre mungesave?
Cilësina e ekzaminimit varet nga shumë gjëra. Shërbimin bazë, laboratorët shtetërorë që i kontrollojmë sistermatikisht, e mbulojnë.
-Një analizë bakterologjike ka një protokoll përkatës, që duhet të ndiqet si nga laboratori shtetëror, ashtu edhe nga ai privat. Qytetari kërkon një klasifikim të laboratorëve, që të dijë ku të shkojë, sepse gjithnjë do të ketë cilësi dhe cilësi. Nuk mund të jenë të tërë njëlloj. Kur do të mundësohet ky lloj informacioni orientues?
Do të mundësohet me akreditimin e laboratorëve. Para 2-3 vitesh ka ekzistuar një laborator kontrolli në Institut, por këto dy vitet e fundit më duket se nuk ka. Po përpiqemi të ribëjmë një sistem kontrolli për laboratorët e rretheve, bakterologjikë, virologjikë, parazitologjikë. Por për parazitologjnë akoma nuk ka as në botë një sistem akreditimi. Po, ky është një proces i ndërmarrë nga një institucion tjetër, ne jemi bashkëpunues.
- Si bëhen ekzaminimet bakterologjike? A mund të na thoni se për një antibiogramë, sa antibiotikë provon një laborator shtetëror, sa një laborator privat tek ne dhe sa provohen jashtë vendit? A provojnë mjaftueshëm antibiotikë?
Nuk ka të thotë numri i antibiotikëve. Varet se çfarë bakteri do të provohet, ku do të izolohet. Mund të jenë 5 antibiotikë, mund të jenë 10 apo më shumë. Mund të bësh një antibiogramë jashtë vendit dhe të të vënë 20 antibiotikë nga të fundit fare. Por jo të gjithë jepen për një person. Përshembull, disa nuk jepen tek fëmijët dhe vihen rutinë në antibiogramë, sepse bëhen për studimin e rezistencës bakteriale.
-Një pacient i kishte bërë Urokulturë fëmijës 4-vjeçar në Shqipëri dhe laboratori i kishte nxjerrë Negramin si bar sensibël ndaj mikrobit, ndërkohë që ky është i ndaluar për fëmijët nën 15 vjeç. Në Francë në farmaci nuk ia kishin dhënë prindit barin, ndërkohë që analiza nuk përmbante asnjë lloj tjetër antibiotiku që të dilte veprues ndaj mikrobit të fëmijës. A nuk është kjo, një dëshmi se një pjesë e laboratorëve nuk provojnë sasinë e mjaftueshme të antibiotikëve që veprojnë ndaj një mikrobi dhe se kërkojnë kështu të ulin kostot e analizave?
Medikamenti Negram as këtu tek ne nuk ta japin në farmaci për fëmijët. Po ne si bakterologë e vendosim në antibiogramë, sepse studiojmë rezistencën e bakterit që qarkullon.
-Ok, ku mund të bëni studime të rezistencës, por në analizën e pacientit taksapagues duhet të provohen ato preparate që atij i shërbejnë, pasi pacienti kërkon mjekimin e tij jo eksperiment
Dhe a është e mundur që të ketë dalë veprues ndaj një mikrobi, një medikament i vetëm?
Varet nga bakteri. Unë kam provuar dhe më ka ndodhur, që mikrobi ka dalë rezistent ndaj të të tërë antibiotikëve.
-Çlloj mikrobi ka qenë ky, që i kanë dalë të gjithë antibiotikët rezistentë?
Është temë e gjatë. Proteus është një nga rezistentët, pastaj është Eschercia- Coli, që ka gjithashtu aftësinë të zhvillojë rezistencë. Ka të tjerë si pseudomonasi, etj që qarkullojnë në spitale e merren kryesisht në salla operacionesh, të cilat kanë rezistencë shumë të erritur, sepse kalojnë nga njeriu në njeri, nga pacienti në pacient dhe fitojnë rezistencë për shkak të përdorimit të antibiotikëve të fuqishëm ndaj tyre.
-Proteus, thatë se ka treguar rezistencë ndaj të tërë antibiotikëve që keni provuar, por na rezulton në një Urokulturë, se mbi kanë vepruar 7 antibioitikë ndër 12 të provuar. Ne nuk jemi profesionistë. Na e shpjegoni më mirë këtë keqkuptim?
Po. Mikrobet ndryshojnë jo vetëm mes tyre, por edhe i njëjti mikrob në kushte të caktuara ndryshon. Kalimi nga njeriu tek njeriu, paraqet ndryshe rezistencë tek njëri dhe ndryshe tek tjetri. Prandaj, kur marrim analizën, gjëja e parë që i themi pacientit, është: A ke përdorur antibiotikë? Kjo ndikon për shumë arsye: E para fsheh rezultatin, e dyta, duke përdorur antibiotik pa kriter, rritet rezistenca.
-Nëse del se një antibiotik nuk ka efekt mbi mikrobin, mos do të thotë kjo, se ky antibiotik e ka humbur përgjithnjë efektshmërinë e tij mbi trupin tonë?
Jo, ai antibiotik mund të dalë pa efekt ndaj një mikrobi që i bën rezistencë, por mund të jetë efektiv ndaj një tjetri tek i njëjti njeri. Nëse fleta e antibiogramës stregon se disa antibiotikë nuk veprojnë, kjo nuk do të thotë se këta janë djegur dhe nuk kanë shans të veprojnë sërish tek ne.
-Tek popullata shqiptare, si paraqitet situata mbi efektshmërinë e antibiotikëve? A ka nisur të humbasë në masë efektin antibiotiku, apo akoma është i ndjeshëm?
Në të vërtetë, është në rrezik rritja e rezistencës bakteriale, sepse antibiotikët po përdoren pa kriter.
-Kush e ka fajin për këtë: Populli, farmacistët apo mjekët?
Janë tri hallka të lidhura. Populli vetë, për gjënë më të vogël drejtohet në farmaci dhe vetëmjekohet. Farmacisti është privat dhe do që të shesë, por tani ka nisur të ndryshojë farmacisti ynë. Duhet ta dini se edhe ai bën betimin e Hipokratit si mjeku. Dhe i treti e më kryesori është mjeku, i cili mjekon në mënyrë empirike në shumicën e rasteve, për shpejtësi.
-Ju thoni se kjo gjë është e gabuar?
Po, e gabuar. Në botë, të mos shkojmë më larg se Greqia fqinje, anëtare e BE-së, nga përvoja ime, duke u thënë që jam mjek, absolutisht nuk ma kanë dhënë antibiotik pa recetë. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe këtu, por kjo nuk varet nga ne. Këto janë politikat e shtetit.
-Atëherë, si janë politikat e shtetit: Të presë mjeku përgjigjen e analizës dhe pastaj të japë antibiotikun?
Edhe kjo ka procedurë, ka protokolle të caktuara. Tjetër është mjekimi i urgjencës dhe tjetër mjekimi mbajtës. Unë nuk jam marrë me protokollet.
-Çmendim keni për protokollet e mjekimit të caktuara nga ISKSH dhe të aprovuara nga Ministria, që mjeku shpesh i shmang: Nuk jep barin e alternativës së parë që është më i liri, por një të mirë. A bën gabim mjeku apo ky protokoll ka diçka joprofesionale dhe në dëm të shëndetit?
Unë kam të paktën 12 vjet që nuk punoj si mjek lagjeje dhe nuk i di mirë këto ilaçet e listës.
-Pse një pjesë e mirë e antibiotikëve të rinj, të shtrenjtë, që kanë hyrë në farmacitë tona, nuk provohen për veprimin e tyre në laboratore?
Provohen. Nuk duhet të niseni nga emri tregtar i barit, se ne kur provojmë, nuk nisemi nga emri i një kompanie. Ne provojmë kampionin, jo antibiotikun që shitet në pazar. Janë disqe të impenjuara me këtë antibiotik ato që provojmë, pra antibiotiku si formulë. Ne mundohemi të plotësojmë me analiza të gjithë gamën e antibiotikëve që qarkullojnë në Shqipëri.
-Po, por ju mbuloni një pjesë shumë të vogël të nevojave të popullatës me këto lloje analizash. Me sistem referimi nuk vjen dot në ISHP. E kemi fjalën për laboratorët e tjerë...
Po, kështu është. Drejtorië e Rretheve i kemi udhëzuar se çfarë preparatesh të marrin për laboratorët e tyre, por tenderat ato i bëjnë vetë dhe e përcaktojnë vetë se çfarë marrin. Si përfundim, kanë njëfarë pavarësie në sigurimin e materialit dhe përzgjedhje.
-Ju keni një vlerësim tuajin, mbi cilësinë e analizave që bëjnë laboratoret?
Për të gjitha nuk e them dot. Në rezultatin e një analize janë shumë faktorë që vijnë ndër mend. Që nga marrja e mostrës, vlen apo nuk vlen si mostër, ka shumë rëndësi transporti, terreni që do të mbillet.etj.
Prononcimi i ISKSH
Të mjekosh pacientin me barnat e listës, pastaj , në rast se nuk ka efekt mjekimi, ti bësh analizën. Pas saj, ke të drejtë si mjek, të japësh një antibiotik të mirë nga lista. Ky është protokolli i mjekimit me antibiotik që janë të detyruar të respektojnë mjekët që lëshojnë recetat e rimbursueshme, ndërsa specialistët nuk interesohen fare për listën. Ata e kanë injoruar totalisht atë, ndërsa japin menjëherë barin që u duket më i miri për pacientin. A është gabim procedura e mjekimit e mbikqyrur nga ISKSH apo është gabim mjeku? A duhet dhënë mjekimi me antibiotik pa dalë analiza? Përgjigja zyrtare që na vjen nga ISKSH është: “Për çdo diagnozë të shkaktuar nga agjentë infeksiozë, dihet shkaktari dhe antibiotiku që duhet përdorur. Por për infeksione specifike duhen bërë analizat përkatëse në fillim, që të jemi të sigurt për shkaktarin, sepse antibiotiku që do të përdoret, është shumë i fortë dhe ne duhet të jemi të sigurt që po luftojmë mikrobin e caktuar dhe nuk dëmtojmë pacientin.” Pra, bërja e analizave shmanget në prokollollin e miratuar nga Ministria, deri në pritjen e përgjigjes së dështuar të mjekimit me antibiotikë. Një logjikë ekonomike në mjekim, por jo njerëzore, përveç rasteve që paraqesin urgjencë. Mikrobiologu i ISHP madje e ka quajtur gabim edhe mjekimin empirik të mjekëve, pa marrë më parë përgjigjen e analizave. Po përsëri ka një dallim: Mjekët e mirë, specialistët, japin mjekim mbi shenjat klinike, sepse besojnë në aftësitë e tyre, ndërsa mjekët e përgjigjshëm janë të detyruar të japin për provë antibiotikun e listës.
Artan Bega: “Protokollet e analizave do të mundësojnë që në çdo laborator pacienti të marrë të njëjtën cilësi shërbimi”
Dy laboratorë privatë lëshojnë dy përgjigje të kundërta laboratorike për një analizë bakterologjike. Qendra Mjekësore “Shëndeti” dhe Qendra Diagnostike e Ungjillëzimit kanë vlerësuar e para negative dhe e dyta me ngarkesë të lartë myku strishon vaginale të një pacienteje. Vlerësimi klinik i mjekes ka mbështetur të dytën. Gjithashtu, një tjetër analizë bakterologjike, Urokultura, ka rezultuar për të njëjtin pacient me dy përgjigje të kundërta që ne i disponojmë: Këtë herë “garojnë” laboratori shtetëror i Drejtorisë së Higjienës dhe Qendra Ortodokse Diagnostike e Ungjillëzimit. I pari ka lëshuar fletën “steril”, ndërsa i dyti ka identifikuar mikrobin proteus mirabillis 100.000ml. Rasti i tretë: Qendra Ortodokse e Diagnostikimit dhe ISHP kanë konkluduar ndryshe për një kulturë fyti. E para e ka gjetur materialin të painfektuar, ndërsa e dyta, me prezencë të ulët të candida albicans (myk)...Shembuj si këto, mund të kenë edhe qytetarë të tjerë të cilët ballafaqojnë analizat e tyre. Dhe pa dashur të penalizojmë askënd, shtrojmë pyetjen bazike të pacientit: Pse laboratorë të ndryshëm lëshojnë përgjigje të ndryshme, deri edhe të kundërta? Kujt ti besoj? A duhet të mjekohem apo të mos mjekohem?” Mikrobiologu i ISHP, Artan Bega shpjegon përse ndodh të kemi përgjigje të ndryshme, në cilën hallkë qëndron gabimi dhe sa lejohet që të luhaten përgjigjet nga njëri laborator tek tjetri…
-Ju si specialist, si do ta shpjegonit që për të njëjtën analizë, laboratorë të ndryshëm japin përgjigje të ndryshme?
Në të gjithë botën po të shkosh, dy laboratorë do të japin përgjigje të ndryshme, sepse ndryshojnë kushtet. Edhe i njëjti person dy herë nuk do ta nxjerr njëlloj analizën.
-Atëherë, kjo qenka kaq subjektive, saqë qytetari nuk ia vleka fare të bëjë analiza, se i ngjan asaj përrallës së Pinokut, që sa herë i mblidhte numrat, aq herë i dilte ndryshe përfundimi…
përgjigjet e analizave laboratorike kanë koeficietin e tyre të luhatjes. Por nuk duhet që përgjigjja të kalojë nga pozitive në negative. Ajo mund të luhatet në varësi nga pH (pehashi i pjatës), nga sa orë ka ndenjur pjata apo trashësa e mikrobit që mbjell…
-Këto laborantët i dinë vetë se si duhet ti zbatojnë dhe rrethanat nuk duhet të jenë të larmishme, duhet të ketë një standard të bërjes së analizave, procedura të jetë e njëjtë kudo
Por antibiograma që i intereson pacientit në fund ka shumë hallka në mes dhe nuk del asnjëherë e njëjta gjë. Përshembull, tek një laborator mund të dalë rrezja e veprimit të antibiotikut më e madhe, por mund të lëvizë një ose dy milimetra tek një laborator tjetër. Pra, mikrobi mund të dalë shumë sensible ose mesatarisht sensibël ndaj antibiotikut, por nuk falet që të mos dalë fare.Ne këtë po përpiqemi të bëjmë. Domethënë, nëse diku del pozitiv, të mos dalë në një laborator tjetër negativ.
-Aftësia e laborantit është njëra anë, cilësia dhe kushtet e laboratorit, ana tjetër. Ku çalojmë dhe ku jemi më mirë?
Në përgjithësi, stafi teknik është i trajnuar për ngritjen profesionale si të mjekut, edhe të laborantit. Në laboratorin tim dhe laboratorët e tjerë të Institutit, shumica janë laborante të vjetra me eksperiencë dhe me shkollë të lartë. Në shumicën e qyteteve janë laborante me eksperiencë.
-Nuk ka laborantë të dobët?
Në laboratoret shtetërore që i kemi parë të gjitha, laborante të këqija për të ofruar një shërbim bazë, nuk ka. Pastaj, shërbimet e specializuara që kërkojnë ngritje të lartë, bëhen në qendra të specializuara, nuk mund ti kërkosh në rrethe.
-Çfarë nuk mund të kërkojë një qytetar në laboratorin e drejtorisë së higjienës së qytetit të tij?
Shërbimi bazë është ai që mbulon ambulatori, këtë shërbim e merr çdo pacient në rrethin e tij. Po përshembull, në rreth nuk mund të bësh një analizë genetike
- Si përfundim, nuk kemi marrë pas gjithë kësaj bisede, një përgjigje të qartë: Bëhet apo nuk bëhet analiza me cilësi në laboratorët e shtetit që ju i keni parë mirë, apo ka vend për ta qortuar cilësinë?
Ju thashë, që ka shumë arsye. Ka të bëjë ngritja shkencore e mjekut, laborantit, furnizimi me lëndë të para, reagentë dhe mjetet e domosdoshme që i kontrollon Ministria. Ne para shumë kohësh, bëmë një verifikim në vend, të të gjithë laboratorët kryesorë për aparaturat që kanë ekzistente dhe ato që u duhen, për kërkesat e kiteve dhe reagentëve që u duhen…
-Si u doli kontrolli, gjetët mungesa ?
Kishte edhe mungesa, sigurisht, sepse janë aparatura që konsumohen, mblodhëm kërkesat për kite dhe reagentë që u duhen, përcaktuam listat specifike për çdo qytet dhe tani janë hapat e tjera për të mbyllur këto mungesa. Faktikisht, kam qenë në grupin e përcaktimit të aparaturave që duheshin për laboratorët mikrobiologjikë
-Si e shihni të ardhmen e këtyre laboratorëve dhe sidomos të pjesë private që ju ka mbetur jashtë kontrolli?
Gjërat do të vinë duke u përmirësuar. Tashmë, nga Ministria është përcaktuar një protokoll i ri për marrjen e licencës dhe për akreditimin e laboratoreve. Synimi është që qytetari të marrë shërbimin e garantuar, që do të thotë që të jetë i njëjtë shërbimi si në Tiranë dhe në laboratorin më të vogël. Qëllimi është të mos ketë ndryshime të thella në përgjigjet e analizave nga një laborator tek tjetri, sepse ndryshime të pranueshme do të ketë gjithnjë.
-Nëse një qytetar merr dy përgjigje të ndryshme nga dy laboratorë të ndryshëm, çfarë duhet të bëjë ai; të vijë këtu në Institut të saktësojë analizën?
Prandaj quhemi laborator reference- për të verifikuar analizat. Shumë njerëz vijnë këtu, ne ia ribëjmë analizën duke i marrë sërish material ose duke na dërguar laboratorët të njëjtën mostër. Shtami që izolohet në Rreth, na vjen për ta vefirikuar a është apo nuk është. Ky është objekti i referencës. Por, ne jemi një laborator dhe ofrojmë aq shërbim sa mundemi për ambulatorët, aq më tepër, që kjo nuk është kjo detyra jonë. Ne e bëjmë këtë, duke e ditur gjendjen e përgjithshme. ISHP është laborator kërkimor-shkencor.
-Pra, në fund të fundit, qytetarët e paskan një shpresë për të saktësuar ekzaminimet e tyre...
Vijnë shumë qytetarë që të verifikojnë analizat tek ju?
Jo, shumë. Nuk është kaq e nevojshme, sepse laboratoret punojnë, të mos e ekzagjerojmë. Tërë sistemi shëndetësor me ato laboratore mbahet. Por mjekësia nuk është 2+2 bëjnë 4.
-A është e vërtetë që QSUT nuk ka laborator bakterologjik?
QSUT ka laboratorin bakterologjik tek Infektivi dhe si rregull të tëra mostrat spitalore duhet të kalojnë atje për ekzaminim bakterologjik. Por edhe ne si Institut nuk jemi krejt të shkëputur
-Pse një laborator provon më shumë lloje mikrobesh se një laborator tjetër, për të njëjtën analizë?
Kjo varet edhe nga kërkesa e mjekut, sepse po i shtoi kërkesat e ekzaminimit mjeku, i shton edhe laboratori, bashkë me koston.
-Kërkesa e mjekut mund të jetë tërësore, sepse ai do të dijë se çfarë ka pacienti…
Nëse ai e lë si evazive, pra të përgjithshme analizën, kjo pastaj lë vend për tu përdorur nga laboratorët sipas mundësive. Një laborator provon më shumë lloje mikrobesh se tjetri, provon edhe ato që mjeku nuk i kërkon, ose nuk provon atë që mjeku kërkon. Por nëse mjeku e specifikon apo e shënon se për çfarë duhet bërë analiza, atëherë laboratori është i detyruar ta bëjë. Nëse ai nuk ka mundësi ta provojë për një lloj mikrobi, nuk mund ta marrë përsipër analizën. Duhet patur parasysh se kemi dalë nga një sistem i centralizuar dhe nuk është aq e lehtë. Mjeku duhet për këtë arsye ta cilësojë analizën, p.sh. kulturë fyti koke apo kandida.
Laboratori bakterologjik i ISHP kalon me sukses provimin e OBSH
Laboratori mikrobiologjik i ISHP është përfaqësuar shumë mirë në testimin nga OBSH. ISHP duke qenë referencë për laboratoret e gjithë Shqipërisë, nga ana tjetër, ka si referencë ndërkombëtare OBSH-në e cila e kontrollon. “Laboratori që drejtoj unë, është anëtar i Netëork-ut Internacional të Sëmundjeve Diarreike, për të cilat për vit bëjmë provim, si të thuash, riakreditohemi,- thotë mikrobiologu i ISHP, Artan Bega.- Vijnë analizat nga OBSH dhe na ngarkojnë si detyrë, që ta gjejmë se çfarë mikrobi është. Ne jemi të detyruar ta gjejmë. Së paku, katër vitet e fundit, e kemi gjetur mikrobin 100%.” Këto lloje analizash janë shumë të vështira. Mjafton të thuhet se nga 180 laboratorë që ishin vjet në testim, rreth 120 laboratorë nga e gjithë bota arritën ti bëjnë të gjitha detyrat e OBSH-së, pastaj niste zbritja. Shqipëria në identifikimin e mikrobit doli 100%, ndërsa tek studimi i gjetjes së rezistencës ka qenë mbi 90%.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010