KRRT, ja si do ndërtohen pallatet e reja
29/01/2009 Në 3 zona, jo më të lartë se 8 kate, hapësira të gjelbra, shkallë emergjence dhe vendparkime
SHKODER- Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës që kishte si qëllim rishqyrtimin e disa projekteve të pallateve shumëkatëshe që janë në ndërtim e sipër si dhe të projekteve të pallateve të reja të paraqitura për miratim nga projektuesit e firmave përkatëse. KRRT-ja është përqendruar kryesisht tek pallatet që janë duke u ndërtuar, ku është paraqitur shqetësim në lidhje me numrin maksimal të kateve, sipërfaqet e parashikuara për gjelbërim, vendet e parkimeve të automjeteve, shkallët e emergjencës, si dhe gjerësia e rrugëve para pallateve. Në mbledhjen e djeshme u paraqitën projekte që kanë nisur zbatimin e tyre sipas lejeve të marra. Këto projekte u morën në rishqyrtim për shkak të mosplotësimit të kritereve të vendosura dhe parashikuara më parë gjatë dhënies së lejes. Njëkohësisht në këtë mbledhje u paraqitën dhe disa projekte të reja që u prezantuan nga arkitektët përkatës.
Kriteret
Sipas specialistëve, në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet vazhdimi i punimeve më shumë se 8 kate në tri zona ku ka lagështirë të tepërt të trojeve si dhe karakteristika jo optimale gjeologjike që garantojnë mbajtjen në këmbë të ndërtesave shumëkatëshe. Bëhet fjalë për tri zonat pranë lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës, ku kanë nisur ndërtimet e pallateve të reja. Për këto zona ka pasur diskutime të shumta, pasi një pjesë kërkonte që pallatet të ishin edhe më pak se 8 kate. Një problem tjetër shqetësues që u trajtua në KRRT-në e Bashkisë së Shkodrës ishte dhe marrja e masave shtrënguese ndaj ndërtuesve që të krijonin hapësirat e gjelbra në mjediset e jashtme poshtë pallateve. Ndërkohë u kërkua që masat shtrënguese duhet të jenë të forta edhe në drejtim të detyrimit të ndërtuesve për krijimin e hapësirave të mjaftueshme për parkim për mjetet e të gjithë familjarëve të pallateve. Nga ana tjetër u kërkua që të mos pranohej më asnjë pallat që nuk vendos shkallët e emergjencës. KRRT vendosi që këto masa t’u ribëheshin të ditur të gjithë ndërtuesve, pasi në rast të moszbatimit të tyre dhe afateve kohore të ndërtimit do të ketë sanksione të rënda. Kryetari i KRRT-së së Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, kërkoi që rrugët tek pallatet që ndodhen buzë akseve kryesore të mos jenë më 6 metër siç është parashikuar nga specialistët, por të jenë 8 metër të gjera.
ULTIMATUMI
Sipas specialistëve, në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet vazhdimi i punimeve më shumë se 8 kate në tri zona ku ka lagështirë të tepërt të trojeve si dhe karakteristika jo optimale gjeologjike që garantojnë mbajtjen në këmbë të ndërtesave.
ZONAT
KRRT ka vendosur që në tri zonat pranë lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës, ku kanë nisur ndërtimet e pallateve të reja të mos lejohet ngritja mbi 8 kate. Për këto zona ka pasur diskutime të shumta, pasi një pjesë kërkonte që pallatet të ishin edhe më pak.
VËMENDJA
KRRT-ja është përqendruar gjithashtu dhe tek sipërfaqet e parashikuara për gjelbërim, vendet e parkimeve të automjeteve, shkallët e emergjencës, si dhe gjerësia e rrugëve para pallateve. Kjo e fundit do të jetë jo më 6 m, por 8 metër.